Moderatorja Megi Pojanit i kërkoi opinionistit Laert Vasilit të largohet nga programi, pasi puthi pa leje konkurrenten e “Për’puthen”, Esmen.
Në emër të produksionit të “Për’puthen”, Megi i kërkoi ndjesë Esmes, teksa tha se në këtë program çdo vajzë duhet të ndihet e respektuar dhe s’duhet puthur pa leje.
Pjesë nga diskutimi:
Megi Pojani: Të kërkoj shumë ndjesë në emrin tim dhe të gjithë produksionit.
Esme: Është diçka që nuk e prisja dhe nuk di si të reagoj dhe të shprehem, por është diçka që nuk e pranoj. Laerti, si aktor që është, më mori si shembull, si partneren e tij në krim për t’i treguar një mashkulli…
Megi: Këtu jemi në “Përputhen”, jo në sallë teatri. Në këtë studio askush nuk puthet pa leje.
Laert: I thashë të kërkoj shumë ndjesë. Nëse të kam sjellë në pozitë të vështirë, të kërkoj shumë ndjesë, nuk kisha atë qëllim. Profesioni im si aktor, të njëjtën gjë bëra, kërkoj ndjesë.
Megi: Në këtë studio ka vajza të lira të shprehen si të duan. Këtu nuk mund të ketë iniciativa që të cenojnë hapësirën e tyre, integritetin e tyre. Sa kohë unë jam në këtë program, do të jeni të sigurta dhe asgjë s’mund të cenojë personalitetin tonë. Të kërkoj ndjesë në emrin e produksionit. Laert, do të kërkoja, të lutem, të largohesh nga programi.
Laert: Të kërkoj ndjesë, por është e vështirë të kuptohet teatri.
Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Kuvend është prezantuar projektplani i punës për…
Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vite burg në Milano të Italisë, pasi goditi me thikë në shpinë një grua…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, në një kamp…
Instituti Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar një pasqyrë statistikore të përbërjes gjinore dhe etnike…
Partia Levica ka reaguar ndaj zv/kryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, njëherësh kryetar i Komisionit për riemërimin e rrugëve,…