OpenAI është në bisedime të para për ngritjen e një investimi që do ta vlerësonte kompaninë me 100 miliardë dollarë sipas Bloomberg.
Termat, vlera dhe koha e investimit nuk janë finalizuar ende dhe mund të ndryshojnë tha raporti.
None found
OpenAI gjithashtu ka mbajtur diskutime për të ngritur financim për një sipërmarrje të re çipesh me kompaninë G42 nga Abu Dhabi.
Është e paqartë nëse sipërmarrja e re dhe investimi kanë lidhje me njëri-tjetrin duke shtuar se OpenAI ka diskutuar për një financim mes 8 deri në 10 miliardë dollarë nga G42.
Kujtojmë se Microsoft ka premtuar 10 miliardë dollarë investim në OpenAI, lajm i cili nisi një luftë të re AI me debutimin e ChatGPT në Nëntor të 2022.
Kompania ka bërë më parë një shitje aksionesh prej 300 milionë dollarësh me një vlerësim prej 30 miliardë dollarësh.
Në fund të Nëntorit, CEO i OpenAI Sam Altman tha se Microsoft do të merrte një pozicion vëzhgues pa votim në bordin e kompanisë.
OpenAI e kishte rrëzuar Altman më 17 nëntor pa ndonjë shkak të detajuar, duke ndezur kambanat e alarmit mes investitorëve dhe punonjësve. Ai u rikthye në detyrë katër ditë më vonë me premtimin për një bord të ri. /CIO Albanian
Dëmtim i rëndë i Eljon Sotës Eljon Sota pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e sotme që Egnatia fitoi…
Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar…
Pas akuzave për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar në disa institucione serbe, sindikatat dhe përfaqësuesit e opozitës po paralajmërojnë për mundësinë…
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta amerikane “The Washington Post”,…