Përdoruesit e sistemit Android kanë vënë re probleme të shumta me aplikacionet kryesore orët e fundit. Gmail, Yahoo Mail dhe Google, bien menjëherë sapo hapen, shkruan “IconStyle”.
Shumë përdorues nuk mund të hapin asnjë link në aplikacione dhe duket se ky është një problem që ka lidhje me vetë sistemin.
Ky problem nisi gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhdon ende gjatë ditës së sotme.
Përmes një deklarate Google ka adresuar problemin dhe ju ka dhënë një zgjidhje përdoruesve të Android.