Categories: autotech

Njihuni me makinën e re më të shtrenjtë në botë (FOTO LAJM)

Makina më e shtrenjtë në botë nuk është më Bugatti La Voiture Noire. Rolls Royce ka prezantuar makinën e re më të shtrenjtë në botë, që kushton 20 milionë paund! Modeli, i quajtur Boat Tail (Bisht varkë), është modeli i parë i një trioje makinash të personalizuara të frymëzuara nga varkat luksoze.

Sipas mediave britanike është bërë me porosi të veçantë të një çifti pasanikësh aventurierë, ndërsa flitet se bëhet fjalë për një reper amerikan.

Të lidhura

None found

Në pjesën e pasme të makinës përfshihet një set për të shtruar darkë, me tavolinë, frigoriferë për të mbajtur shampanjën, karrige dhe një çadër për t’u ruajtur nga dielli. Kabina është modifikuar me porosi për të mbajtur orat e dorës së atij dhe asaj, madje secila mund të shndërrohet edhe në orën e makinës.

Për ta ndërtuar makinën janë dashur 4 vite, ku çdo detaj, nga ngjyra bojëqielli deri te detajet e drunjta, janë punuar me dorë.

Të dhënat teknike të makinës më të shtrenjtë në botë

Përmasat: 5,7 metra e gjatë, 2 metra e gjerë, 1,6 metra e lartë

Në brendësi: 4 vende, 2 dyer

Motori: 6,75 litra V12 me dy turbo, rreth 570 kuaj fuqi

Marshet: 8 marshe, automatike

Shpejtësia maksimale: 250 km/h

Nga 0 në 100 km/h në 5 sekonda

Konsumi: 12,5 litra për 100 km

Tags: Automakina

të fundit

Guérot: Franca, mike dhe aleate e qëndrueshme e Kosovës

Sot Franca feston Ditën e saj Kombëtare, e njohur ndryshe si Dita e Bastijës, një datë që shënon fillimin e…

4 minutes ago

Lëvizje e beftë nga Elbasani, Blaise Tsague befason të gjithë me klubin e ri në Korenë e Jugut

Blaise TsagueBlaise Tsague është futbollisti më i ri i FC Anyang [...]Read More...

4 minutes ago

KF 2 Korriku përfaqëson Kosovën me veshje tradicionale në ceremoninë hapëse të Gothia Cup 2026

KF 2 Korriku ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në ceremoninë hapëse të Gothia Cup 2026, duke përfaqësuar Kosovën me krenari…

6 minutes ago

Atentati ndaj Arjan Ndojit, GJKKO pranon kërkesën për marrjen në pyetje të ish-deputetit Halit Valteri

Ndërsa gjyqi për atentatin e 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, sot deputet i PD-së, po…

11 minutes ago

VLEN: Rikonstruimi na forcon, angazhimi për shqiptarët mbetet i pandryshuar

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me votimin e rikonstruimit të Qeverisë, Kuvendi konfirmoi se procesi i…

14 minutes ago

Si paraqiten në sulm e mbrojtje? Vështrim mbi katër skuadrat e mbetura në Botërorin 2026

Me Argjentinën, Anglinë, Francën dhe Spanjën vetëm dy ndeshje larg trofeut të Kupës së Botës, statistikat tregojnë se si janë…

17 minutes ago