Rolls Royce ka zbuluar makinën më të re të koleksionit ‘Boat Tail’ të punuar me dorë, dizajni i të cilës është frymëzuar nga jahte ultra luksoze dhe ka një çmim marramendës prej 28 milionë dollarësh.
Rolls-Royce Boat Tail , është model i frymëzuar nga varkat me vela J-Class. Është krijuar në bazë të makinave Boat Tail të viteve 1920 dhe 1930.
None found
‘Boat Tail’ i ri në foto është krijuar pasi u porosit nga një klienti i cili gjithashtu zotëron një tjetër makinë që ngjason me Boat Tail, një model i vitit 1932 .
Janë prodhuar gjithsej tre makina të këtij modeli, secila prej të cilave ka karaktersitika të personalizuara në bazë të preferencave të personit që e ka porositur.
Vetëm një nga tre makinat është ndarë me publikun nëpërmjet fotove, pasi dy klientët e tjerë vendosën të mbeteshin anonim.
Por elementi më interesant është ajo që Rolls-Royce e quan një “suitë pritjeje” me pesë njësi kontrolli të motorit (ECU) dhe instalime elektrike speciale që, u deshën nëntë muaj për tu krijuar. Me shtypjen e një butoni, dera e pasme hapet në stilin e krahut të fluturës.
Pasagjerët kanë në dispozicion dy frigoriferë ‘Christofle’ . Në të njëjtën kohë brenda makinës ka tavolina dhe stola të krijuar prej fibrave të karbonit.
Siç u përmend më lart, makina renditet e para ndër modelet më të shtrenjta në botë. Me çmimin 23 milionë euro (28 milionë dollarë), duke lënë pas automjetet ai ‘Sweptail’, ‘Centodieci’, dhe kryevepra si ‘Bugatti’.
Anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara…
Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, Besjan Rexhepi, ka reaguar pas emërimit të Jeton Shasivarit në postin…
Pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës, Kylian Mbappe…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar një lumë kritikash të ashpra në drejtim të kreut…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Divjakës,…
Ditën e sotme, është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura…