Categories: autotech

Një xham me realitetin e shtuar për makinat

Në vend të një telefoni inteligjent dhe një sistemi navigimi, një kompani teknologjike po krijon një xham inteligjent që të mund të përdoret në automjete për të parë objekte dhe informacion virtual përmes realitetit të shtuar.

Marrja e udhëzimeve nga një telefon celular mund të jetë e dobishme, por shoferit i duhet të heqë sytë nga rruga për të parë hartën në ekranin e

Të lidhura

None found

“Ne mund të krijojmë imazhe me tre dimensione dhe ato mund të jenë të dukshme përmes një lloji xhami të veçantë. E quajmë xham holografik”, thotë Vitaly Ponomarev, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë WayRay.

Kompania zvicerane WayRay ka krijuar një paisje unike, që kur vendoset midis dy shtresave xhami i ngjan një lenteje. Kur kombinohet me një program kompjuterik dhe projeksion lazer të montuar në kroskotin e makinës, shoferi mund të shohë realitetin e pasuruar dhe informacion virtual përmes xhamit, e ngjashme me përvojat e tjera të realitetit të pasuruar që mund të shihen përmes syzeve, thotë themeluesi i WayRay, Vitaly Ponomarev.

vogël. Po sikur i gjithë xhami i përparmë i makinës të jetë pajisja e navigimit – si një mënyrë më e sigurt për t’i dhënë makinës?

“Në përdorim thyerjen e dritës për ta pasqyruar atë drejtpërdrejt në retinën e syrit, kështu që duket si një objekt i vërtetë me tre përmasa.(në) botën reale; pra ne simulojmë se si objekti i vërtetë do ta kishte çliruar dritën.”

Përveç navigimit, xhami i përparmë mund të shfaqë edhe informacione të tjera sigurie, si makina të tjera, këmbësorë ose objekte. kryesisht duke përdorur të dhëna nga sensorë që ekzistojnë në makina. Por teknologjia e WayRay nuk është e kufizuar vetëm tek xhami i makinës.

Nga dritaret e aeroplanëve tek ato të trenave dhe tek ndërtesat, realiteti i pasuruar mund të përftohet me çdo sipërfaqe transparente. Në të ardhmen, përdoruesit mund të luajnë lojëra, të kenë qasje në mediat sociale, të mësojnë informacion për atë që po shohin, të gjitha përmes pasqyrimit holografik në xham.

Themeluesi i WayRay parashikon që xhamat e makinave me imazhe informuese shtesë për realitetin të fillojnë të përdoren në disa makina të reja rreth vitit 2023.

 

Tags: Autotech

të fundit

Wilson Calls on Serbia to Distance Itself from Moscow and Stop Pressures on Kosovo

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini…

52 seconds ago

Lushtaku declared innocent for the “Drenica” case: Charges were based on false testimonies

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, reagoi pasi është shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin Drenica, si…

1 minute ago

A week after the fury of the weather, traces of destruction remain on the streets – residents express dissatisfaction with the lack of intervention

Që prej stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin javën e kaluar, në shumë pjesë të qytetit vazhdojnë të jenë të…

2 minutes ago

Shehaj i replikon Ramës: Si mund të flasë për vjedhje ai, bashkëpunëtorët e të cilit janë nën akuzë të SPAK-ut

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka folur këtë të martë në Now me Erla Mëhillin lidhur me zhvillimet e…

10 minutes ago

Wilson i bën thirrje Serbisë të distancohet nga Moska dhe të ndalojë presionet ndaj Kosovës

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini…

15 minutes ago

Irani shpërndan video kërcënuese me “manual eliminimi” për Melania Trump dhe të birin Barron

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]Read…

20 minutes ago