Oracle bëri publike të hënën një nismë për të siguruar 20 miliardë dollarë nga shitja e aksioneve dhe emetimi i obligacioneve. Gjiganti amerikan i softuerëve dhe shërbimeve të kompjuterizimit në cloud po shton kapacitetet e qendrave të të dhënave, për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e më të madhe për fuqi kompjuterike në inteligjencën artificiale (AI).
Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë shënoi një rënie prej rreth 4.5%.
None found
Sipas dokumentacionit paraprak të dorëzuar në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA-së (SEC), Oracle synon të nxjerrë në shitje aksione të zakonshme në vlerën 10 miliardë dollarë. Pjesa tjetër, po 10 miliardë dollarë, parashikohet të sigurohet me obligacione afatgjata që kanë përparësi në shlyerje.
Fondet e mbledhura, sipas kompanisë, mund të shkojnë për shpenzime kapitale, pagesën e borxheve ose investime në të ardhmen. Kur u dorëzuan dokumentet, çmimi nuk ishte përcaktuar për asnjërën nga dy ofertat.
Në ditën e investitorëve të mbajtur më 28 tetor, Oracle kishte bërë të ditur se financimi shtesë që do të kërkojë në tregjet e kapitalit deri në vitin fiskal 2030 do të ketë një tavan prej 20 miliardë dollarësh. Kjo shumë do të ndahet përgjysmë mes kapitalit aksionar dhe borxhit, ndërsa huatë për rifinancimin e detyrimeve ekzistuese nuk përfshihen në këtë kufi.
Parashikimi i kompanisë është që shpenzimet kapitale të kapin nivelin më të lartë në vitet fiskale 2027 dhe 2028. Duke nisur nga viti fiskal 2029, Oracle pret të mund ta mbështesë rritjen me burimet e veta të brendshme.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor…
Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i…
Indrit Tuci Qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, po zhvillon sezon pozitiv te NK Olimpija në elitën e futbollit slloven, 4 gola…
Postimi i Arbër Hajdarit Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse…
Harry Kane ka arritur majën e futbollit individual duke fituar Topin e Artë 2026, por sulmuesi anglez e ka bërë…