tech

Mali i Zi vendos përfundimisht ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave” në Korenë e Jugut

Shtetasi Koreano-Jugor Hyeong Do Kwon – një sipërmarrës i njohur si “mbreti i kriptovalutave” – do të ekstradohet në Korenë e Jugut, jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftoi të mërkurën Gjykata e Apelit e Malit të Zi, duke e përmbyllur një proces gjyqësor njëvjeçar për ekstradimin e tij.

Aktvendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit të mërkurën konfirmoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë për ekstradimin e Do Kwon në Seul.

Ai kërkohej nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut për mashtrim financiar me kriptovaluta.

Ai dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.

Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Dënimi i tij përfundon më 23 mars. Pas kësaj date, ai mund të ekstradohet.

Siç shpjegoi avokati i tij mbrojtës, Goran Rodiq për Radion Evropa e Lirë (REL), faza e dytë e procedurës së ekstradimit tani është duke u zhvilluar, ku ministritë e Drejtësisë dhe Policia e Malit të Zi dhe Koresë së Jugut po bien dakord për datën dhe kushtet për dorëzimin e Do Kwon.

“Jemi të kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili tregoi se respektohet sundimi i ligjit, për dallim nga organet dhe institucionet e tjera shtetërore që morën pjesë në këtë procedurë të ekstradimit”, thanë avokatët mbrojtës Rodiq dhe Marija Raduloviq.

Do Kwon parapëlqeu të ekstradohej në vendin e tij.

Partneri i tij në biznes, Chang Jun u ekstradua gjithashtu në Korenë e Jugut muajin e kaluar.

Autoritetet e Koresë së Jugut e akuzuan atë për mashtrim dhe shkelje të ligjit të tregut të kapitalit, dhe Komisioni amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) e akuzoi atë për orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto.

Gjyqi i padisë së Komisionit Amerikan është planifikuar të fillojë më 25 mars.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

4 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

4 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

4 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

5 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

5 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

5 hours ago