tech

Kjo është makina e parë në botë me filtra anti-Covid

Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike.

Range Rover ka sjellë një risi të re në treg. Kompania e automobilëve ka krijuar një makinë me teknologji të avancuar të filtrave anti-Covid.

Të lidhura

None found

Është vërtetuar shkencërisht, shpjegojnë teknikët britanikë, se teknologjia e avancuar nanoe redukton në mënyrë të ndjeshme viruset dhe bakteret, duke përfshirë edhe virusin SARS-CoV-2.

Kjo teknologji inteligjente është aktive në ajër, në këtë mënyrë grimcat e dëmshme nuk duhet të kalojnë përmes një filtri për t’u bllokuar dhe për t’u neutralizuar.

Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike. Pajisja prodhon triliona radikale hidroksil (OH) të mbështjella me molekula uji me madhësi nanometrike, të cilat reagojnë me ndotësit në ajër.

Sistemi ofron 20 herë më shumë radikale hidroksil se në të kaluarën, me një njësi të dytë për pasagjerët prapa, që ndihmon në ruajtjen konstante të cilësisë së ajrit në të gjithë kabinën.

Këto nuk janë teknika apo teori të çmendura të shtëpive automobilistike: testet e pavarura kanë treguar se përdorimi i Cabin Air Purification Pro për më shumë se 30 minuta është 97% efektiv në eliminimin e viruseve, baktereve dhe substancave ndotëse. Dhe se Nanoe ka treguar eliminim mbi 99% të Covid-19.

Sistemi i ri i pastrimit të kabinës – shpjegojnë teknikët – shfaq nivelet e cilësisë së ajrit PM2,5, brenda dhe jashtë, në ekranin qendror me prekje .

Për të përmirësuar cilësinë e ajrit të kabinës, ai përfshin edhe menaxhimin e CO2, që funksionon në harmoni me funksionin Purify, i cili mund të aktivizohet nëpërmjet ekranit me prekje. Këto funksione ndërveprojnë me termorregullatorin e kabinës për të gjetur ekuilibrin më të mirë midis pastërtisë së ajrit dhe komoditetit të pasagjerëve.

Funksioni i CO2 Management është një përmirësim i sistemit të pastrimit të kabinës. Ai monitoron përqendrimin e dioksidit të karbonit në kabinën e pasagjerëve dhe fut në mënyrë selektive ajër të pastër, i cili ndihmon në ruajtjen e përqendrimit të shoferit.

Klienti mund ta përdorë gjithçka nga jashtë, përpara se të hyjë në makinë, me aplikacionin e dedikuar, falë funksionit “spastrimi i kabinës” dhe “pastrimi i kabinës”.

të fundit

Një përqindje e lartë meshkujsh nuk i freskojnë të brendshmet përditë

Një sondazh mbi zakonet e higjienës personale ka nxjerrë në pah një fakt befasues, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve…

6 seconds ago

Goditje e dyfishtë për rivalin në Superiore, Partizani zyrtarizon sulmuesin që mbërrin nga skuadra nënkampione

Altin AliuAltin Aliu është futbollisti i ri i Partizanit [...]Read More...

2 minutes ago

Arrestohet argjendari në Lezhë, sekuestrohen ora dhe bizhuteri me vlerë 300 mijë euro

Një 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi dyshohet se shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të…

9 minutes ago

Pas refuzimeve të Guardiolës dhe Ancelottit, Italia gjen zgjidhjen te Pirlo – prezantimi pritet brenda ditësh

Andrea Pirlo pritet gjerësisht të marrë përsipër detyrën si trajneri i ri i Italisë së shpejti me një kontratë deri…

20 minutes ago

Kurti ripohon qëndrimin: Zgjedhjet e jashtëzakonshme pas 9 shkurtit ishin të shmangshme dhe të panevojshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka përmendur se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme. Në mbledhjen…

22 minutes ago

Mucunski: Ka shenja shprese për shkrirjen e bllokadës në rrugën drejt BE-së, por asnjë kompromis për çështjet identitare

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi…

22 minutes ago