Categories: auto

Pse nga klima e makinës del erë e pakëndshme? Gabimi që shoferët e bëjnë shpesh

Nxehtësia e verës i ka shtyrë sërish drejtuesit e automjeteve që ta ndezin kondicionerin menjëherë sapo futen në veturë.

Megjithatë, jo rrallëherë ndodh që nga ventilimi të vijë një aromë e rëndë dhe myku, sidomos kur makina ka qëndruar për një kohë të gjatë nën diell.

Të lidhura

None found

Teknikët e servisit thonë se shkaku zakonisht nuk lidhet me vetë pajisjen, por me mënyrën se si përdoret ajo. Gjatë funksionimit të klimës krijohet lagështi në avullues, ndërsa pasi makina fiket, kjo lagështi mbetet brenda sistemit të ventilimit. Me kalimin e kohës, aty krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e baktereve dhe mykut.

Për këtë arsye, specialistët sugjerojnë një veprim të thjeshtë që nuk ka asnjë kosto. Një ose dy minuta para se të mbërrini në destinacion, fikeni ajrin e kondicionuar, por mbajeni ventilatorin ndezur. Qarkullimi i ajrit ndihmon që pjesa e brendshme e sistemit të thahet dhe të reduktohet grumbullimi i lagështisë.

Edhe pse mund të duket diçka e vogël, lagështia mbetet arsyeja kryesore e aromave të pakëndshme që shumë shoferë, gabimisht, i lidhin me prishjen e kondicionerit, shkruan Indeksonline.

Në fakt, shpesh bëhet fjalë për një sistem që nuk thahet sa duhet dhe që për muaj të tërë grumbullon papastërti dhe mikroorganizma.

Natyrisht, edhe zakonet më të mira nuk japin rezultat nëse mungon mirëmbajtja e rregullt. Filtri i kabinës duhet ndërruar sipas udhëzimeve të prodhuesit, madje edhe më shpejt kur makina përdoret shpesh në trafikun urban, në ambiente me pluhur ose gjatë sezonit të polenit.

Nëse edhe pas zëvendësimit të filtrit kondicioneri vazhdon të mbajë erë të keqe, atëherë duhet bërë pastrimi dhe dezinfektimi i plotë i sistemit. Kjo procedurë është e lirë dhe mund të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit në kabinë.

Katër këshilla për një “klimë më të shëndetshme” në makinë

1. Fikeni kondicionerin pak para përfundimit të udhëtimit me makinë.

Lëreni ventilatorin të punojë edhe një minutë për të tharë lagështinë në sistem.

2. Mos e shtyni zëvendësimin e filtrit të kabinës.

3. Mos e ndizni kondicionerin në maksimum menjëherë pasi hipni në një makinë të nxehtë.

Fillimisht hapni për pak kohë dritaret që të dalë ajri më i nxehtë.

4. Reagoni që në shenjat e para të aromave të pakëndshme.

të fundit

OBRM-PDUKM akuzon Valbon Limanin se shmang përgjegjësinë për aferën e ujit në Gostivar

"Valbon Limani, kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, ka treguar se gjëja më e rëndësishme për të është të ruajë…

5 minutes ago

E ardhmja e Ferran Torres në Barcelonë në dyshim, tensionet me Flickun shtohen

Barcelona mund të përballet me një tjetër çështje të rëndësishme në prag të sezonit të ri, pasi e ardhmja e…

6 minutes ago

Renditja e klubeve që përfitojnë më shumë nga fondi rekord i FIFA-s për Botërorin 2026

Manchester City ka kryesuar listën globale të klubeve që marrin para nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s pas…

6 minutes ago

Operacionet policore në Kosovë çojnë në sekuestrimin e 12 armëve të zjarrit, mes tyre tre kallashnikovë

12 armë zjarri, nga të cilat tre kallashnikovë janë konfiskuar të martën nga Policia, në pjesë të ndryshme të Kosovës.…

15 minutes ago

Morgan Rogers thumbon Arsenalin që në orët e para si lojtar i Chelseat

Ylli i Kombëtares së Anglisë, Morgan Rogers, ka nisur rivalitetin me tifozët e Arsenalit që në ditën e parë si…

24 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, 50-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRI)

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Rrogozhinë-Lushnje, pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Cermës. Përplasja ka…

26 minutes ago