Kina prezantoi të martën standardet e para kombëtare me zbatim të detyrueshëm për sigurinë e automjeteve të avancuara autonome. Sipas mediave shtetërore, ato do të nisin të zbatohen vitin e ardhshëm.
None found
China Daily raportoi, duke iu referuar Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, se rregullat që përcaktojnë kërkesat e sigurisë për sistemet e automatizuara të drejtimit në automjetet inteligjente do të hyjnë në fuqi korrikun e ardhshëm.
Përpara se teknologjitë vetëdrejtuese të Nivelit 3 dhe Nivelit 4 të dalin në rrugë, standardet e miratuara u kërkojnë prodhuesve të krijojnë mekanizma sigurie që mbulojnë të gjithë procesin, nga fillimi deri në fund.
Kompanitë automobilistike duhet të vendosin gjithashtu një sistem sigurie për tërë ciklin jetësor të automjeteve, duke përfshirë fazat e projektimit, zhvillimit dhe prodhimit, si dhe funksionimin e tyre pas vendosjes në përdorim.
Përpara aktivizimit të funksioneve autonome të drejtimit, prodhuesit do të detyrohen të përdorin sisteme për administrimin e rrezikut dhe të zhvillojnë simulime, testime në pista të mbyllura dhe prova në kushte reale rrugore.
Vendimi i Pekinit merret në një kohë kur prodhuesit ndërkombëtarë të automjeteve dhe kompanitë teknologjike po konkurrojnë për ta kaluar drejtimin autonom nga ambientet e testimit në transportin e përditshëm.
Në vitin 2025, Kina miratoi aksesin me kusht për dy modele automjetesh autonome të Nivelit 3, një zhvillim që përfaqësoi një hap të parë drejt shtrirjes më të gjerë komerciale të kësaj teknologjie.
Në këto automjete, sistemet e instaluara nga prodhuesit duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse drejtuesit janë të gatshëm dhe të aftë ta rimarrin kontrollin e mjetit sa herë që kjo kërkohet.
Prodhuesit kanë edhe detyrimin që, përmes manualeve të përdorimit, faqeve të internetit dhe ekraneve brenda automjetit, t’u shpjegojnë qartë përdoruesve shkallën e automatizimit, kufijtë e funksionimit, kufizimet dhe përgjegjësitë. / AA.
MPB njofton se është nxjerr trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës."Më 11.08.2026, në orën 13:15, në Liqenin e…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas…
Një operacion i sofistikuar mashtrimi u organizua në Turqi muajin e kaluar për të siguruar largimin e sigurt të presidentit…
Rhianan, nga Derbyshire, përshkruhet nga familjarët si një vajzë energjike, krijuese dhe e apasionuar pas kuajve, e cila ëndërronte të…
Kryeministri zhvilloi një takim informues me drejtuesit e bashkive që, sipas propozimit të Partisë Socialiste, pritet të bashkohen. Në mbledhje…
Fenerbahce ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit me përvojë, Romelu Lukaku nga Napoli.Klubi turk ka arritur marrëveshje me Lukakun për kontratë…