Ty të vjen një mesazh në DM. Mund të jetë fiksimi, një shoqe, apo ai që s’dorëzohet dhe vetëm të shkruan çdo ditë të javës. Për momentin nuk do ta hapësh mesazhin, por në të njëjtën kohë po vdes të dish çfarë shkruhet. Pra, është ai “seen-i” që prish punë! A ka ndonjë mënyrë që ata të mos e kuptojnë që e ke lexuar mesazhin ndërkohë që ti e ke lexuar?
Njëra prej tyre, që me siguri e dini është ta lexosh që në momentin që vjen. Ta shohësh teksa personi tjetër shkruan pa qenë nevoja ta hapësh. Duke klikuar gjatë mbi njoftimin që vjen në sekondë mund ta lexoni të gjithën, por bëni kujdes të mos e hapni padashje pasi nuk ka më kthim pas.
None found
Një mënyrë tjetër që ndoshta nuk e dinit është të bëni “restrict” atë që ju ka shkruar. Ky opsion praktikisht limiton ndërveprimn e dikujt për të ndërvepruar me ty, pa qenë nevoja t’i bësh block apo ta heqësh nga lista e ndjekësve. Duke përdorur opsionin “restrict” të gjitha mesazhet që ndjekësit ju dërgojnë do të kalojnë në opsionin Message Requests dhe ju s’do të njoftoheni siç ndodh me inbox-in. Ata nuk do të njoftohen që ju i keni bërë restrict deri në momentin që ju zgjidhni t’i ktheni përgjigje.
Mesazhet e tyre mund t’i hapni dhe t’i lexoni pa frikë se mund të mërzisni dikë me “seen-in” nga ana tjetër!
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…