lifestyle

Këto gjëra nuk duhet t’ia tregoni askujt për jetën tuaj

Paratë-Askush s’do t’ia dijë nëse po kaloni vështirësi financiare në marrëdhënien tuaj, dhe aq më tepër, nuk ka pse ta dijë edhe nëse ju po vini pasuri mënjanë. Është diçka që ju takon juve si çift.

Faktin që partneri/ja yt/jote mund të mos e pëlqejë dikë nga miqtë e tu-Nëse hapesh mbi diçka të tillë, me shumë mundësi do të bësh që miku apo mikesha jote të largohet prej teje.

Të lidhura

None found

Dhuratat që nuk të kanë pëlqyer-Nëse merr prej partnerit apo partneres tënde një dhuratë që nuk të pëlqen, më mirë mos e nda me të tjerët, të cilët mund t;ju përgojojnë për këtë gjë.

Debatet tuaja-Nëse dikë nuk e ke shok apo shoqe të ngushtë, mos i trego për debatet tuaja, pasi janë aspekte tuajat si çift dhe të tjerët thjesht do të bëjnë spektatorin. S’do t’ju ndihmojnë.

Detajet mbi intimitetin tuaj-Këtë e kuptoni edhe vetë që s’keni pse e ndani me të tjerët, jo vetëm sepse edhe vetë do të viheni në siklet, por edhe se “do të zvogëloni” dhe figurën e partnerit/es suaj.

Sekretet e partnerit/es suaj-Nuk duhet t’i ndani as me miqtë e ngushtë, pasi diçka që thuhet si sekret, thuhet sepse dikush ju beson se nuk mund ta hapni me të tjerët dhe s’duhet ta bëni këtë gjë.

Pasiguritë e personit që keni përkrah-Nuk ka arsye se pse t’i shprehni tek personat e tjerë, pasi është diçka që ju duhet ta kaloni brenda lidhjes suaj. Të tjerët s’kanë pse i dinë këto detaje mbi ju.

Mesazhet tuaja-Këtu gabojnë shumica, sidomos brenda miqësive të ngushta. Janë mesazhe private dhe duhet të mbeten mes jush. Nuk është etike që t’i shpërndash fjalët që dikush t’i shkruan ty.

Tradhëtitë-E dimë, mbeten të rënda dhe shpesh shkaku se pse një marrëdhënie përfundon, por për këtë të mjaftojnë miqtë e ngushtë. Me të tjerët nuk ke pse hapesh duke dhënë shpjegime.

Detajet mbi marrëdhëniet e shkuara të partnerit/es-E shkuara mbetet në të shkuarën dhe përderisa në të tashmen jeni bashkë, kjo gjë duhet t’ju interesojë. Të tjerat nuk kanë më rëndësi.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago