Categories: sport

Sfida e radhës për talentet shqiptare në Europë, Daku kërkon shkëlqimin në Rusi

Edhe sot, ashtu si një ditë më parë, futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit do të zbresin në fushë në një axhendë tejet të ngarkuar. Në Turqi, Trabzonspor do të ndeshet me Eyupspor në orën 17:00. Ende nuk ka konfirmim nëse Ernest Muçi do të përfshihet në formacion, megjithëse mesfushori 25-vjeçar është stërvitur normalisht gjatë ditëve të fundit. Vendimi përfundimtar për përdorimin e tij i takon trajnerit Thomas Reis.

Në të njëjtin orar, por në Ligën e Parë turke, Sivasspor i Rey Manajt luan në fushën e Bursaspor. Kjo është një tjetër mundësi për sulmuesin lushnjar që të rifitojë instinktin e golit dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë. Ndërkohë, vëmendja zhvendoset drejt Italisë, ku Genoa e Mario Mitajt do të përballet në transfertë me Sassuolon në orën 15:00. Gjasat që mbrojtësi kuqezi ta nisë ndeshjen si titullar janë të pakta, por trajneri Daniele De Rossi mund t’i japë minuta të vlefshme gjatë zhvillimit të takimit.

Të lidhura

None found

Në Rusi, Mirlind Daku do të ketë mundësinë të shkëlqejë në Premier League. Spartak Moska luan kundër Dynamo Makhachkala në orën 14:30. Pritshmëritë ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare janë të larta, me shpresën se ai do të ofrojë edhe një paraqitje tjetër bindëse.

të fundit

Zjarr i fuqishëm në fabrikën e ëmbëlsirave në Indonezi lë 3 viktima dhe 36 të zhdukur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…

4 minutes ago

BIRN: Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun, autoritetet vendore nuk kanë zbatuar vendimet për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…

5 minutes ago

Flamengo shpallet kampion i Brazilit për të dytin vit radhazi

Flamengo është shpallur kampion i Brazilit. Skuadra nga Rio de Janeiro e siguroi titullin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj…

11 minutes ago

Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…

14 minutes ago

Dëshmitë e pilotëve të B-2 nga operacioni sekret amerikan kundër Iranit: “Zoti im, është Teherani!

Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…

22 minutes ago

Kapet në Guatemalë një bos meksikan droge, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara

Një trafikant i dyshuar droge, i kërkuar nga drejtësia amerikane, është arrestuar në Guatemalë gjatë operacioneve të sigurisë kundër krimit…

22 minutes ago