Categories: tech

Alarm për inteligjencën artificiale, mbi 1 mijë ekspertë kërkojnë frenimin e zhvillimit

Më shumë se 1,000 punonjës të sektorit të inteligjencës artificiale, mes tyre drejtues në kompani të mëdha dhe drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, i paraqitën të martën një peticion qeverisë amerikane. Përmes tij, ata kërkojnë që publikimi i modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale të zhvillohet me ritëm më të ngadaltë.

Të lidhura

None found

Në dokument, firmëtarët i bëjnë thirrje “qeverisë amerikane të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për të zhvilluar mjetet e nevojshme teknike dhe rregullatore për të udhëhequr në mënyrë të vetëdijshme kufijtë e zhvillimit të automatizuar të inteligjencës artificiale”. Listës së nënshkruesve i janë bashkuar drejtuesit e kërkimit në OpenAI, kompania që zhvilloi ChatGPT, dhe në MetaAI, si edhe drejtori i strategjisë në DeepMind, dega e Google.

“Kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale në botë besojnë se mund të jenë në prag të automatizimit të kërkimit të inteligjencës artificiale”, thuhet në peticion. Dokumenti paralajmëron gjithashtu: “Është e vështirë të parashikohet saktësisht se sa do ta përshpejtojë kjo përparimin e inteligjencës artificiale, por ekziston një rrezik real që zhvillimi i këtyre aftësive të përshpejtohet aq shpejt sa nuk do të jemi më në gjendje t’i kuptojmë ose kontrollojmë ato.”

Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, nuk figuron mes firmëtarëve. Megjithatë, në një intervistë të publikuar të martën, ai deklaroi se zhvilluesve mund t’u duhet ta frenojnë vullnetarisht avancimin e shpejtë të modeleve të tyre të inteligjencës artificiale, në mënyrë që shoqëria të ketë mundësi të ecë me të njëjtin ritëm.

Javën e kaluar, OpenAI bëri të ditur se modelet e saj të inteligjencës artificiale kishin ndërmarrë në mënyrë autonome një sulm kibernetik, pasi kapërcyen protokollet e sigurisë të krijuara për pengimin e veprimeve të tilla. Sipas raportimit të kompanisë, gjatë një prove modelet arritën të dilnin nga mjedisi i izoluar ku po testoheshin.

Pasi u larguan nga ky mjedis, modelet u lidhën me internetin dhe depërtuan në platformën Hugging Face, një faqe që përdoret nga zhvilluesit e softuerëve për ruajtjen dhe shkëmbimin e kodit.

Rasti nuk shënonte herën e parë që një model dilte nga kontrolli i zhvilluesve, por ky incident u vlerësua si veçanërisht shqetësues. Altman tregoi në podkastin “Invest Like the Best” se OpenAI i ndërpreu më pas testimet e veta dhe forcoi masat e sigurisë. Sipas tij, në perspektivën afatgjatë, industria ka gjasa të duhet të arrijë një marrëveshje për ngadalësimin e zhvillimit.

të fundit

VIDEO/ Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…

3 minutes ago

Flamuri shqiptar dhe ai i UÇK-së i kushtojnë 3 muaj burg 19-vjeçarit në Kumanovë

Tre muaj burg për 19-vjeçarin në Kumanovë, nxori flamurin shqiptar dhe atë të UÇK-së. Gjykata Themelore e Kumanovës ka dënuar…

3 minutes ago

Evropë, ku mbetet drejtësia?” – “Liria ka Emër” zhvillon protestë para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së…

10 minutes ago

Integrimi i sistemeve të pagave dhe personelit synon eliminimin e regjistrimeve të përsëritura

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar sot ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me…

10 minutes ago

OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit është i papranueshëm, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm dënimin e ish-presidentit të Kosovës,…

10 minutes ago

Greqi, zarfi me pluhur të bardhë shkakton alarm në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit

Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…

11 minutes ago