tech

“Hidh një h’app”, 70 gra e vajza përfitojnë shërbim digjital për denoncimin ndaj dhunës

70 gra dhe vajza, përfaqësuese të grupeve të disavantazhuara, të komunitetit rom e egjiptian, të LGBT dhe me aftësi të kufizuara përfituan akses përmes shërbimeve teknologjike, smartphone të lidhur me internetin dhe me një aplikacion të posaçëm, “Hidh një h’app”, krijuar prej më shumë se një viti nga Vodafone Albania, për t’u ardhur në ndihmë grave e vajzave në Shqipëri që të raportojnë dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje, si dhe të kërkojnë këshillim e mbështetje.

Ky akses u ofrua në aktivitetin “Sigurimi i pajisjeve të nevojshme teknologjike për vajzat dhe gratë që i përkasin grupeve shoqërore më të rrezikuara, për të aksesuar shërbimet me fokus dhunën ndaj grave e vajzave”, i organizuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF) në bashkëpunim me dy organizata të tjera partnere, Aleanca LGBTI si dhe Qendra për të Drejtat e Grave Rome, mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, në partneritet me UN Women dhe Fondacionin Vodafone Albania.

Të lidhura

None found

Drejtoresha Ekzekutive e ADRF-së nënvizoi gjatë fjalës së saj se “përdorimi i platformave ndërvepruese online, së bashku me përdorimin e aplikacioneve të tjera do të rrisin mundësitë për gratë e vajzat nga grupe të përjashtuara, viktima të dhunës, që të aksesojnë më lehtë shërbime të këshillimit psikologjik dhe ligjor.”

Nëpërmjet Fondacionit Vodafone Albania, Vodafone prej mëse një viti ka sjellë në Shqipëri një aplikacion informativ e virtual këshillimi për çështjet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Drejtuesja e Departamentit Ligjor të Çështjeve të Brendshme e Marrëdhënieve me Jashtë në Vodafone Albania, Jonida Lakuriqi, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi: “Ne si Vodafone Albania jemi krenarë për kontributin tonë në kauzat sociale e një nga kauzat më të dashura që kemi mbështetur gjithmonë është ajo e grave të margjinalizuara dhe të dhunuara. Besojmë fort se teknologjia është një mjet i fuqishëm për të ofruar ndihmë, këshilla dhe për të ofruar informacion të dobishëm apo për të drejtuar ndihmën ndaj atyre që janë në nevojë. Së bashku me këtë aplikacion unik, enkas për këtë kauzë, ne ofrojmë pajisje smartphone dhe paketa lidhjeje për disa nga gratë. Duke u dhënë fuqinë e lidhjes në duart e tyre, ne po u japim atyre akses në një botë informacioni, informacion që mund ta përdorin si armën më të fortë për t’u ringritur në këmbë dhe për të jetuar jetën ashtu siç e meritojnë, me dinjitet.”

Organizatat pjesëmarrëse janë pjesë e programit rajonal “Fund Dhunës ndaj Grave në Ballkanin Perëndimor e Turqi – Zbatojmë Standardet, Ndryshojmë Mendësitë“, financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga UN Women. Ato po punojnë në pesë bashki, përkatësisht në Tiranë, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Fier, për të rritur ndërgjegjësimin në radhët e komuniteteve të disavantazhuara për të denoncuar dhunën dhe për të aksesuar shërbimet.

Bërja publike e kësaj ngjarjeje synon të rrisë vëmendjen e të mobilizojë pushtetin vendor dhe qendror, bashkë me të gjitha grupet e tjera të interesit, për të ngritur shërbime gjithëpërfshirëse e të orientuara drejt nevojave të grave e vajzave nga grupe të përjashtuara.

të fundit

High Court confirms GJKKO decision, rejects Fatime Kryemadhi’s withdrawal from summary trial

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit, pasi…

18 seconds ago

Powerful 7.1 Magnitude Earthquake Jolts Japan, Shopping Center Collapses; Dozens Missing, Hundreds Injured

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë goditi këtë të martë prefekturën Kumamoto, në ishullin jugor Kyushu të Japonisë,…

44 seconds ago

Përplasje e fortë në Patos, lëndohen bashkëshortja dhe të miturit e njërit prej drejtuesve

Një aksident ka ndodhur në unazën e Patosit. Dy automjete tip” Benz” me drejtues shtetasin L. M, dhe një mjet…

10 minutes ago

Qindra avionë Boeing 737 MAX ndalohen nga fluturimi pas zbulimit të sediljeve të montuara gabimisht

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar që qindra avionë Boeing 737 MAX të lihen në tokë për shkak të…

10 minutes ago

Gjykata e Lartë konfirmon vendimin e GJKKO-së, refuzon tërheqjen e Fatime Kryemadhit nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit, pasi…

11 minutes ago

Zhbllokimi i institucioneve në qendër të vëmendjes: Pas deklaratës së Konjufcës, analistët vërejnë shtim të vullnetit politik

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës, ndërsa të hënën…

16 minutes ago