Nga fillimi i vitit të ardhshëm, Google do ta vendosë si të çaktivizuar, për nxënësit nga kopshti deri në klasën e 12-të, qasjen në mjetet e veta të inteligjencës artificiale. Aktivizimi i tyre do të bëhet vetëm nëse administratorët e shkollave e lejojnë shprehimisht.
Por shkollat që vendosin të ndalojnë krejtësisht përdorimin e AI-së do të humbasin edhe qasjen në motorin e kërkimit Google, bëri të ditur kompania në një deklaratë të publikuar të martën.
None found
Vendimi vjen pas bisedimeve me shkolla, mësues, studiues dhe politikëbërës, si dhe shqetësimeve të prindërve e mësuesve për mënyrën se si nxënësit e përdorin këtë teknologji.
Google njoftoi se kontrollet e reja do të zbatohen për Gemini, Gemini Notebook, Gemini in Classroom dhe Google Search. Këto shërbime do të mbeten të paarritshme për llogaritë e nxënësve deri në momentin kur administratorët t’i aktivizojnë.
“Besojmë se shkollat duhet të vendosin vetë se si përdoret inteligjenca artificiale në klasat e tyre dhe t’u japim administratorëve mjetet për të administruar këtë qasje”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Gjatë muajve të ardhshëm, Google do t’u përcjellë shkollave informacione të tjera, në mënyrë që ato të përgatiten dhe ndryshimet të zbatohen sa më lehtë.
“Synimi ynë është t’u japim drejtuesve të shkollave kontrollin dhe sigurinë që u nevojitet për t’i përdorur produktet e inteligjencës artificiale në klasë sipas mënyrës që e gjykojnë të përshtatshme”, deklaroi kompania.
Megjithatë, ndalimi i plotë i inteligjencës artificiale do të nënkuptojë edhe humbjen e Google Search, i cili po pajiset gjithnjë e më shumë me funksione të mbështetura nga AI.
Chris Phillips, zëvendëspresident i Google për arsimin, tha se “Kërkimi dhe inteligjenca artificiale janë të integruara thellësisht me njëra-tjetrën”. Ai shtoi se nxënësit në shkollat që e bllokojnë AI-në “nuk do të kenë qasje në Search dhe do të shohin një mesazh nga shkolla e tyre që tregon se ky shërbim nuk është i disponueshëm”.
Google ka një prani të gjerë në shkollat amerikane, ku shërbimet Gmail, motori i kërkimit dhe laptopët Chromebook përdoren rëndom në mësim.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me gjeneralmajorin Christian Nawrat, zëvendëskomandant për Integrim në Komandën e Ushtrisë…
Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë,…
Emërimi i Lumturie Lipovecit në pozitën e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës është bërë me vendim…
Kuvendi i hapi rrugën propozim-Ligjit për abrogimin e bashkësisë që koordinon shërbimet e sigurisë. Në trupin amë, Kuvendi procedoi për…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e ftuar në studion e emisionit Prime Neës24 ka folur në lidhje me qëndrimet kritike…