Në një periudhë kur industria ajrore pësoi një goditje të madhe nga pandemia e koronavirusit, dhe numri i prodhimit të avionëve ra ndjeshëm, dizajneri i jahteve luksozë Uros Pavasovic ka shpalosur një ide për një mjet lundrimi special, që lëviz me motorë avionësh.
Jahti i pagëzuar “Cobra” është ende një koncept dhe është i frymëzuar nga një mjet fluturues që duket sikur vjen nga një film fantastiko-shkencor. Struktura ngjan me avionin luftarak amerikan Lockheed SR-7 Blackbird, i përdorur edhe nga NASA, por i tërhequr nga shërbimi në vitin 1999.
None found
“Cobra” ka gjithashtu vend për vendosjen e një helikopteri që ulet në ujë, duke kursyer kështu hapësirën për “parkimin” e helikopterit. Jahti do të jetë i pajisur edhe me një pishinë dhe një bar.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1000 avionë do të dalin për skrap çdo vit, deri në vitin 2023, kështu që prodhuesi nuk do ta ketë problem të gjejë avionë për të sjellë në jetë këtë koncept.
Megjithatë, Pavasovic mendon që do t’i duhet 4 vite për të përfunduar dizajnin dhe për ta prodhuar.
Dje, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme, për automjetet e transportit të mallrave…
Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndërruar në një…
Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është ndër më të ulëtat në Europë dhe…
50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë, pritet të transportohet drejt Janinës për…
Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…