Categories: autotech

“Autobusi dron” që do të mundësojë transportin publik

Një kompani në Nju-Jork po planifikon të nisë një shërbim ajror, në formën e një “autobusi dron” që do të përshtatet për 40 pasagjerë. Kompania synon transportin e njerëzve midis disa qyteteve, megjithatë rruga e parë do të jetë Manhattan dhe Hamptons. Ky fluturim do të zgjasë vetëm 30 minuta dhe do t’i kushtojë pasagjerëve 85 dollarë.

Firma parashikon se ky projekt do të jetë gati në vitin 2024, për fluturimet e saj të para të pasagjerëve, dhe më pas planifikon të zgjerohet në rajone të ndryshme, duke përfshirë destinacione Londër – Paris dhe Los Anxhelos – San Francisko.

Të lidhura

None found

“Autobusi dron” është projektuar në mënyrë të atillë që të kryejë të gjitha fazat e transportit: ngritjen vertikale, fluturimin dhe uljen. Për të realizuar një fluturim njëorësh, drejt një destinacioni, kompania po zhvillon metodën e një baterie të shkëmbyeshme, të ngjashme me atë që përdor Tesla në makinat e saj Model S dhe Model 3. Përdorimi i këtyre baterive mund të shkurtojë kohën e udhëtimit, pasi eliminon nevojën për rimbushje me karburant.

Projekti synon që përveç udhëtarëve të zakonshëm, “autobusi dron”, në një të ardhme, të transportojë edhe ngarkesa ushtarake në zonat e luftës, ose evakuime ajrore në rast të një emergjence.

të fundit

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, por “infermierja e Instagram-it” ruan licencën profesionale pas dënimit

Një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, e cila u dënua pasi u kap duke tentuar të fuste në Mbretërinë…

2 minutes ago

Pronari i motelit të shembur në Ujman: Ndërhyrjen nuk e prisnim, gjyqi ishte caktuar për 12 gusht

Jordan Jakshiq, pronari i motelit dhe “beach bar” Lake (Jezero) që u rrezuan sot në Ujman, nga autoritetet e Kosovës…

2 minutes ago

Ferit Hoxha reagon për mundësinë e hapjes së konsullatës serbe në Shkodër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ministrit të…

8 minutes ago

Slavko Vincic rrëfen finalen e Botërorit dhe zbulon sjelljen e Messit ndaj tij

Gjyqtari slloven Slavko Vincic, i cili drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, ka folur për…

20 minutes ago

Analizë e re: Konsumi i mishit të kuq shoqërohet me rritjen e rrezikut për kancer pankreatik

Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të kenë një rrezik më të lartë për…

20 minutes ago

Foto/ U kap në aeroport me 38 pako kanabis, “infermierja e Instagram-it” lejohet të mbajë licencën profesionale

Një infermiere britanike dhe influencuese në Instagram, e cila u dënua pasi u kap duke tentuar të fuste në Mbretërinë…

20 minutes ago