Categories: kosovë

Pronari i motelit të shembur në Ujman: Ndërhyrjen nuk e prisnim, gjyqi ishte caktuar për 12 gusht

Jordan Jakshiq, pronar i motelit dhe “beach bar” Lake (Jezero), të cilat autoritetet e Kosovës i rrëzuan sot në Ujman, tha se ndërhyrja e befasoi, pasi pretendon se procesi gjyqësor për pronësinë e objekteve vazhdonte ende.

Të lidhura

None found

Duke folur për Zubin Potok Info, ai deklaroi se familja e tij kishte ngritur padi ndaj ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”. Sipas Jakshiqit, vetëm një ditë më herët ishin njoftuar se seanca gjyqësore ishte planifikuar për 12 gusht.

“Meqë kemi ngritur padi kundër Ibër-Lepencit, nuk mendonim se do të vinin. Dje morëm vesh se gjykimi ishte caktuar më 12 gusht. Besonim se më parë do të zhvillohej procesi gjyqësor dhe vetëm më pas do të merrej ndonjë vendim”, u shpreh ai të enjten, pasi iu shembën moteli dhe beach bari.

Në çastin kur nisi ndërhyrja, sipas Jakshiqit, brenda objektit gjendeshin dy pjesëtarë të familjes së tij, ndërsa personat që hynë aty, siç pretendoi ai, ishin “me tyta të gjata”.

“Djali dhe dhëndri im e kaluan natën këtu. Ata u futën me forcë, duke thyer derën e sallës së ngrënies dhe hyrjen kryesore. E gjetën në shtrat me armë të gjata. Mendonim se kjo nuk do të ndodhte. Kemi jetuar këtu për më shumë se 30 vjet”, tha Jakshiq.

Objekti ishte i 17-ti që u rrëzua gjatë këtij muaji nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Veprimet pasuan kërkesën e kompanisë “Ibër-Lepenc”, e cila deklaroi se të gjitha objektet ishin ngritur në pronën e kësaj ndërmarrjeje publike, në zonën e liqenit të Ujmanit. Kompania tha gjithashtu se pronarët e deriatëhershëm nuk kishin pranuar t’i lironin, megjithëse kjo u ishte kërkuar në fillim të muajit.

Shembja e së enjtes u realizua edhe pse Bashkimi Evropian u kishte bërë së fundmi thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndalonin çdo veprim deri në mbylljen e procedurave gjyqësore për çështjen e pronësisë së objekteve përreth Ujmanit.

Tags: motelujman

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

1 hour ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

1 hour ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

2 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

2 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

2 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

3 hours ago