Bashkimi Evropian e ka shtyrë votimin për një marrëveshje që parashikon zbutje të mëtejshme të ndalimit të shitjes së veturave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035.
None found
Partia Popullore Evropiane (EPP), si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, po kërkon që marrëveshja të ndryshohet ashtu që emetimet e CO2 nga sektori i automjeteve deri në vitin 2035 të reduktohen me vetëm 80 për qind në krahasim me vitin 2021.
Objektivi aktual që është në fuqi parasheh ulje prej 90 për qind të emetimeve. Por, deri para dhjetorit të vitit 2025, ky objektiv ishte 100 për qind, çka në thelb nënkuptonte ndalim të plotë të shitjes së veturave të reja me benzinë apo naftë.
Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se BE-ja tani e ka shtyrë një votim të ri në Komitetin për Transport.
Pasi u arrit marrëveshja në dhjetor të vitit 2025, Komisioni Evropian u shpreh se pret që një numër i konsiderueshëm i veturave të reja deri në vitin 2035 të mund të kenë motorë me djegie të brendshme.
Megjithatë, kjo duket se nuk mjafton për disa përfaqësues të EPP-së. Jens Gieseke, deputet i EPP-së dhe anëtar i Komitetit për Transport, deklaroi për “Der Spiegel” se kërkesa e tyre është që emetimet të ulen me 80 për qind në raport me nivelin e vitit 2021.
Në praktikë, kjo do të thoshte se shumë më tepër automjete me motorë me djegie të brendshme do të qarkullonin në rrugët e Evropës.
Ata që e mbështesin këtë propozim theksojnë se deri në vitin 2035 do të ketë lëndë djegëse dhe materiale më të favorshme për klimën, të cilat do të hapnin mundësi shumë më të gjera për përdorimin e motorëve me djegie të brendshme, krahasuar me propozimin e Komisionit Evropian për ulje prej 90 për qind të emetimeve.
Në një reagim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Administrativo-Territoriale,…
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner, i jep fund spekulimeve…
Disa institucione kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj…
Në një reagim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Administrativo-Territoriale,…
Gjyqi i shtatë punonjësve të shëndetësisë të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradonës ka sjellë akuza të rënda kundër…
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner, i jep fund spekulimeve…