Categories: auto

Volkswagen sjell tetrisin në gjashtë vetura, por për të luajtur duhet të paguani

Volkswagen po e kthen ekranin e makinës në një konsolë lojërash. Gjashtë modele të vitit 2027 në SHBA do të pajisen me AirConsole, një platformë që lejon pasagjerët të luajnë lojëra direkt në ekranin e sistemit multimedial të automjetit.

Të lidhura

None found

Veçoria do të jetë e disponueshme në Atlas, Atlas Cross Sport, Tiguan, Golf GTI, Golf R dhe ID.Buzz, ndërsa në momentin e lançimit do të ofrohen 20 lojëra.

Në listë janë disa emra shumë të njohur, përfshirë Tetris, PAC-MAN Championship Edition dhe UNO Car Party! Volkswagen ka përgatitur gjithashtu versione të personalizuara të disa lojërave, me elemente të markës.

Në disa modele, lojërat do të integrohen edhe me ndriçimin ambiental të kabinës, i cili mund të ndryshojë në sinkronizim me atë që ndodh në ekran, transmeton Telegrafi.

Por për të luajtur nuk do t’ju duhet një kontrollues i veçantë. Pasagjerët thjesht skanojnë një kod QR që shfaqet në ekranin e makinës dhe përdorin telefonin e tyre si gamepad.

Ka vetëm një kusht të rëndësishëm: loja funksionon vetëm kur makina është e parkuar. Sistemi kërkon gjithashtu një ekran infotainment të përputhshëm, lidhje aktive të automjetit dhe një smartphone që plotëson kërkesat e platformës.

AirConsole është zhvilluar mbi platformën e kompanisë N-Dream dhe Volkswagen e prezanton atë si një nga integrimet e para të këtij lloji nga një markë automobilistike me volum të lartë në SHBA.

Megjithatë, pas entuziazmit fillestar vjen edhe pjesa që mund të mos pëlqehet nga të gjithë: shërbimi nuk do të jetë falas përgjithmonë.

Për ta përdorur AirConsole nevojitet paketa In-Vehicle Premium, e cila aktivizohet përmes aplikacionit myVW. Për Atlas, Atlas Cross Sport, Tiguan, Golf GTI dhe Golf R, Volkswagen përfshin tre muaj provë falas, ndërsa ID.Buzz merr një vit të plotë.

Pas përfundimit të periudhës së provës, pronarët do të duhet të paguajnë një abonim për të vazhduar përdorimin e AirConsole dhe funksioneve të tjera të lidhura të automjetit.

Volkswagen ende nuk ka bërë të ditur çmimin përfundimtar të këtij abonimi në SHBA, kështu që mbetet e paqartë se sa do t’u kushtojë pronarëve dëshira për të luajtur Tetris në makinën e tyre edhe pas periudhës së provës. /Telegrafi/

të fundit

Ursula von der Leyen to visit Skopje on Friday

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…

5 minutes ago

Filipçe warns: Macedonia at risk of being isolated from the European path

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…

6 minutes ago

Tenth night of the “Not in my name” protest in Prishtina, support for the KLA and its leaders in The Hague

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

7 minutes ago

Konjufca in New York: The ruling against former KLA leaders must be corrected

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e…

8 minutes ago

Enio Jaço raises the alarm over developments in the country: Balluku facing accusations, Vlora Hyseni under arrest and investigations into ties between crime…

Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili…

8 minutes ago

Did Hitler kill his niece? Shocking archival documents reopen the nearly 100-year-old mystery

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…

9 minutes ago