Ducati mund të dalë në treg si pjesë e riorganizimit të gjerë që Volkswagen Group po vlerëson për aktivitetet e tij.
None found
Koncerni gjerman po analizon bizneset që nuk i sheh si pjesë strategjike të grupit, me synimin për të përqendruar burimet te sektorët që ofrojnë përfitime të qarta financiare dhe strategjike.
Vlera e mundshme e markës italiane llogaritet në rreth 1.25 miliardë euro, sipas raportimeve të Bloomberg.
Ducati iu bashkua Volkswagen Group përmes Audi në vitin 2012. Gjatë vitit të kaluar, kompania shiti 50,895 motoçikleta, shifër kjo rreth 7 për qind më e ulët krahasuar me një vit më parë.
CEO i Volkswagen Group, Gernot Döllner, ka bërë të ditur se Ducati është përfshirë në procesin e shqyrtimit, por ka sqaruar se deri tani nuk është marrë vendim për shitjen e saj.
Në të njëjtën kohë, Audi po analizon edhe prodhimin e disa modeleve SUV në Shtetet e Bashkuara, me qëllim zbutjen e pasojave të tarifave amerikane.
Një mundësi është përdorimi i fabrikës së Volkswagen në Chattanooga, Tennessee, ndërsa alternativë tjetër mbetet impianti i ri i Scout në South Carolina.
Çështja e së ardhmes së Ducatit dhe planet për prodhimin në SHBA pritet të lidhen me strategjinë e Volkswagen për uljen e kostove dhe përqendrimin te aktivitetet me përfitueshmërinë më të lartë. /Telegrafi/
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…