Categories: auto

Volkswagen paralajmëron 50 mijë shkurtime vendesh pune deri në 2030: “Modeli ynë i biznesit nuk funksionon më”

Volkswagen ka njoftuar se deri në vitin 2030 do të reduktojë 50 mijë vende pune, si pjesë e një plani të ri ristrukturimi që synon përshtatjen e kompanisë me sfidat e tregut global.

Në industrinë globale të automobilave, kompania po has presion nga rritja e konkurrencës në segmentin e automjeteve elektrike, nga kostot e larta të prodhimit, si edhe nga ndryshimet e shpejta të tregut, çka e ka shtyrë të ndërmarrë një nga proceset më të mëdha të ristrukturimit në historinë e saj.

Të lidhura

None found

Ky zhvillim u konfirmua nga drejtori ekzekutiv Oliver Blume gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore të aksionarëve, e cila u mbajt online. Ai e përshkroi gjendjen aktuale të Volkswagen si “të tensionuar dhe sfiduese”, ndërsa nënvizoi se kushtet në industrinë automobilistike janë përkeqësuar edhe më shumë gjatë vitit 2026.

“Modeli ynë i biznesit, i cili ka qenë i suksesshëm për dekada, nuk funksionon më sot. Ne duhet ta zhvillojmë më tej”, u shpreh Blume para aksionarëve.

Gjatë paraqitjes së strategjisë së re deri në vitin 2030, drejtuesi i Volkswagen tha se synimi i kompanisë është që deri në fund të kësaj dekade të kthehet në “prodhuesin më tërheqës të makinave në botë”.

Ai shtoi se modelet e reja elektrike, mes tyre edhe ID.Polo i prezantuar së fundmi, tregojnë se kompania po lëviz në kahun e duhur dhe po fiton terren përballë rivalëve. Megjithatë, Blume pranoi se të ardhurat nga këto modele vijojnë të mbeten poshtë pritshmërive.

Ristrukturimi prek në mënyrë të veçantë markën kryesore VW, ku deri në vitin 2030 parashikohet të hiqen 35 mijë vende pune. Sipas Blume, deri në fund të vitit 2026 numri i punonjësve do të ulet me rreth 19 mijë persona, ndërsa rreth 28 mijë largime vullnetare janë dakordësuar tashmë me punonjësit.

të fundit

Luis Suarezi: Pa Brendan Rodgersin, karriera ime mund të kishte marrë tjetër drejtim

Luis Suarezi ka zbuluar se sa i rëndësishëm ishte Brendan Rodgers në karrierën e tij, duke pranuar se pa trajnerin…

4 minutes ago

Bayerni U19 mposhtet nga VigingU, Osmani dhe Gashi startojnë si titullarë në UEFA Youth League

Mesfushorët shqiptarë Erblin Osmani dhe Yll Gashi kanë qenë titullarë te Bayerni U19 në humbjen 2-0 ndaj Vikingut U19, në…

5 minutes ago

Gaz lotsjellës dhe përforcime policore në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit rezistojnë duke kërkuar dorëheqje

Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…

16 minutes ago

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…

28 minutes ago

Salianji për protestën studentore: Zemërimi ndaj keqqeverisjes dhe qëndresa e të rinjve dëshmojnë se Shqipëria ka ende shpresë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…

30 minutes ago

Incidentet pranë Ministrisë së Arsimit, policia njofton shoqërimin e 23 personave dhe lëndimin e 6 efektivëve e një gazetareje

Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…

33 minutes ago