Categories: tech

Tesla zgjeron stafin dhe synon rritje të prodhimit në fabrikën pranë Berlinit

Prodhuesi amerikan i makinave Tesla bëri të ditur të enjten se synon të marrë në punë edhe 1,000 punonjës të rinj në uzinën e saj afër Berlinit, në kuadër të planit për të shtuar prodhimin në fabrikën e vetme që kompania ka në Europë.

Kompania, që është në pronësi të manjatin amerikan të teknologjisë Elon Musk, njoftoi se nga tetori synon ta çojë prodhimin në impiantin gjerman me 20%, duke arritur në 7,500 automjete në javë, ose afërsisht 375,000 njësi në vit.

Të lidhura

None found

Këto vende të reja pune pasojnë njoftimin e bërë në prill për shtimin e 1,000 punonjësve të tjerë, të cilët parashikohej të punësoheshin deri në fund të qershorit, ndërsa Tesla e lidhi këtë vendim me rritjen e kërkesës.

Një zëdhënëse e kompanisë deklaroi për dpa-në se deri më tani janë rekrutuar rreth 700 persona nga ky grup dhe se i gjithë procesi pritet të mbyllet gjatë korrikut.

Sipas kompanisë automobilistike, që prej korrikut prodhimi do të zmadhohet me një të pestën dhe do të arrijë në 6,200 automjete çdo javë.

Fabrika e vetme europiane e Teslës, e njohur si Berlin-Brandenburg Gigafactory, u përurua në mars 2022, ndërsa objektivi fillestar ishte prodhimi i 500,000 automjeteve në vit.

Në perspektivë afatgjatë, Tesla synon që prodhimin vjetor ta rrisë deri në 1,000,000 automjete.

Nëse realizohen 2,000 punësimet e reja të planifikuara, numri i përgjithshëm i të punësuarve në prodhimin e automjeteve në uzinën e Grünheide do të shkojë në 12,700.

Në maj, kompania njoftoi po ashtu edhe planet për të punësuar mbi 1,500 punonjës të rinj në prodhimin e qelizave të baterive në Gjermani, pasi Musk kishte premtuar që në vitin 2020 se fabrika e Grünheide do të shndërrohej në fabrikën më të madhe të baterive në botë.

Sipas planifikimit, Tesla do të investojë pak më pak se 250 milionë dollarë për të ngritur kushtet e nevojshme për prodhimin vjetor të 18 gigavat-orëve qeliza baterish.

Zëdhënësja tha se edhe procesi i punësimit në këtë sektor është “në zhvillim të plotë”. “Na duhen shumë punonjës të kualifikuar këtu, prandaj procesi i rekrutimit po rezulton disi më i vështirë”, shtoi ajo.

Përveç 3,500 punësimeve të reja të planifikuara deri tani për këtë vit, gjatë vitit pritet që edhe rreth 500 punonjës me kontrata të përkohshme të kalojnë në kontrata të përhershme.

Pas rënies së kërkesës vitin e kaluar, vetëm gjatë majit në Gjermani u regjistruan 5,111 automjete Tesla, ose 332% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, sipas Autoritetit Federal të Transportit Rrugor./ DPA News

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

18 minutes ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

24 minutes ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

39 minutes ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

51 minutes ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

56 minutes ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

58 minutes ago