Ndërsa trashëgimitë familjare zakonisht përfshijnë bizhuteri, orë ose mobilie të vjetra, familja Born në Kolorado ka ruajtur një pasuri krejt tjetër: qindra automjete dhe kamionë klasikë.
None found
Pas tre brezash të përkushtuar ndaj koleksionimit, rreth 300 makina, kamionë dhe tabela do të nxirren në shitje më 19 shtator, në Eaton, Colorado.
Koleksioni përmban një numër të madh modelesh të hershme Ford, mes tyre një Ford Model T të vitit 1912, disa Model A dhe një Ford Roadster të vitit 1932. Në listë përfshihen gjithashtu dhjetëra automjete të viteve ’30 dhe ’40, si edhe projekte që presin restaurimin.
Pjesë e ankandit nuk janë vetëm automjetet e markës Ford. Blerësit do të gjejnë edhe modele të vjetra Chevrolet, Pontiac, Oldsmobile, Dodge, Plymouth dhe International.
Ndër automjetet më të spikatura janë një Chevrolet Bel Air i vitit 1964 dhe një Pontiac Firebird Esprit i vitit 1974.
Një veçanti e këtij ankandi është se për disa prej automjeteve ofertat do të hapen me vetëm 50 cent.
Kjo shumë nuk nënkupton se makinat do të shiten për disa centë, pasi vlera e tyre pritet të rritet ndërsa pjesëmarrësit vijojnë me ofertat.
Ankandi do të zhvillohet më 19 shtator, ndërsa automjetet do të jenë të ekspozuara për t’u parë një ditë më parë.
Organizatorët kanë parashikuar edhe pjesëmarrjen përmes ofertave online.
Një familje në Brazil është përballur me një tragjedi të rëndë, pasi një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën…
Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Apple të paguajë 5.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë së haptikës…
Edhe pak kohë ka mbetur deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa takimet mes…
BMW pritet të prezantojë më 30 shtator në Evropë (ose gjatë mbrëmjes së 29 shtatorit në SHBA) gjeneratën e re…
Këshilli Bashkiak i Belshit ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë Belsh me Bashkinë e Elbasanit, duke shprehur qëndrimin se Belshi duhet…
Ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme kanë prekur edhe botën e futbollit, ndërsa ndeshja mes Irlandës dhe Izraelit në…