Categories: auto

Rimac zgjeron kontrollin mbi Bugatti-n pas marrëveshjes së re të pronësisë

Rimac ka konsoliduar pozicionin e saj në Bugatti, duke përmbyllur një marrëveshje që i jep fund pronësisë së Volkswagen Group dhe Porsche mbi markën ikonike franceze.

Të lidhura

None found

Pjesë e konsorciumit blerës janë HOF Capital dhe BlueFive Capital, të cilat kanë marrë 45 për qind të aksioneve që Porsche zotëronte në sipërmarrjen Bugatti Rimac.

Investitorët kanë blerë gjithashtu 21 për qind të aksioneve të Porsche në Rimac Group, në kuadër të të njëjtit transaksion.

Me finalizimin e marrëveshjes, Mate Rimac do të emërohet president i ri i Bugatti-t dhe do të marrë drejtimin e kompanisë.

Christophe Piochen do të largohet nga detyra e presidentit të Bugatti-t, si edhe nga posti i drejtorit operativ të Bugatti Rimac.

Detyrën e drejtorit të ri operativ të Bugatti Rimac do ta marrë Marko Brkljaçiq.

Vlera që Porsche pritet të përfitojë nga marrëveshja është rreth 1 miliard euro, ndërsa 250 milionë euro do të shkojnë për mbulimin e detyrimeve të pensioneve.

Ky zhvillim i siguron Mate Rimac më shumë hapësirë për të orientuar të ardhmen e Bugatti-t, e cila aktualisht po përqendrohet te modelet hibride dhe motori V16 me fuqi të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

7 minutes ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

24 minutes ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

51 minutes ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

52 minutes ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

1 hour ago

Bayern Munichu ofron rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, por merr përgjigje negative

Bayern Munich ka qenë i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë funte për talentin e Liverpoolit, Rio Ngumoha, por klubi…

1 hour ago