Categories: auto

Range Rover GT, modeli elektrik që sjell një epokë të re për markën britanike

Marka britanike po bëhet gati të zbulojë Range Rover GT, një model tërësisht të ri që pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme. Ky grand tourer plotësisht elektrik synon të ndërthurë luksin dhe rehatinë karakteristike të Range Rover me performancën jashtë rrugës.

Të lidhura

None found

Prototipi, i shfaqur në fund të korrikut, ka hyrë tashmë në etapën përfundimtare të provave rrugore. Prezantimi zyrtar i modelit pritet të bëhet shumë shpejt.

Në pamje, GT largohet dukshëm nga forma e Range Roverëve tradicionalë. Linjat më të ulëta dhe sportive, çatia që zbret në pjesën e pasme, dyert pa korniza dhe profili i përgjithshëm e afrojnë më shumë me një makinë grand tourer sesa me një SUV klasik.

Një transformim i thellë vërehet edhe në kabinë. Land Rover ka kufizuar ndjeshëm praninë e butonave dhe kontrolleve fizike, duke i zëvendësuar ato me një ekran të madh në qendër dhe një panel dixhital të hollë përpara drejtuesit.

Prototipi u paraqit me konfigurim 2+2 dhe me një konsolë qendrore ndërmjet sediljeve të pasme. Megjithatë, parashikohet që modeli i prodhimit të jetë i disponueshëm edhe me ulëse të pasme tradicionale.

Range Rover GT do të bazohet teknikisht në platformën e re Electrified Modular Architecture, të njohur si EMA. Ai do të jetë njëkohësisht Range Rover-i i parë që funksionon vetëm me energji elektrike.

Arkitektura elektrike pritet të jetë 800-volt, me mundësi karikimi të shpejtë deri në 350 kW. Automjeti do të pajiset me të paktën dy motorë elektrikë, si dhe me sistem aktiv të lëvizjes në të gjitha rrotat.

Land Rover pritet të ofrojë bateri me kapacitet më të madh se 100 kWh. Të dhënat e dukshme në prototip tregonin rreth 288 milje, përkatësisht afërsisht 463 kilometra autonomi, me baterinë në nivelin 80%. Kjo do të përkthehej në rreth 360 milje, ose 580 kilometra, me një karikim të plotë, por shifrat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Fillimisht, GT do të dalë në treg si automjet elektrik, ndërsa në një fazë të mëvonshme pritet të ofrohet edhe në version hybrid, transmeton Telegrafi.

Më shumë hollësi nga Land Rover priten gjatë këtij viti, kurse nisja e shitjeve mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

Çmimi zyrtar nuk është bërë ende publik. Duke qenë se do të pozicionohet ndërmjet Range Rover Evoque dhe Range Rover-it të madh, versionet më të larta të GT mund ta kalojnë ndjeshëm vlerën prej 100 mijë dollarësh.

Prodhimi do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, në të njëjtat kapacitete ku ndërtohen edhe modelet e tjera hibride dhe ato me motorë me djegie. /Telegrafi/

të fundit

Homazhe për Arben Sejdiun në përvjetorin e rënies, ceremonia mbahet në Kompleksin Memorial në Koshare

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe…

1 minute ago

Powerful fire at candy factory in Indonesia leaves 3 dead and 36 missing

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…

12 minutes ago

BIRN: Durrës forgets the earthquake, uncontrolled interventions in apartment buildings bring back the risk, local authorities have not implemented decisions to…

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…

12 minutes ago

Sonila Meço: Përtej dhimbjes për Krasniqin, duhen nxjerrë përgjegjësit e Gjykatës Speciale

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka reaguar pas pamjeve të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili nuk u…

12 minutes ago

Dense fog engulfs Burrel-Skuraj road, making traffic difficult

Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…

13 minutes ago

B-2 pilots’ testimonies from the secret American operation against Iran: “My God, it’s Tehran!

Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…

13 minutes ago