Categories: auto

Lamborghini Temerario me 920 kuaj fuqi, hibridi i ri në flotën e Policisë së Dubait

Flotës luksoze të Policisë së Dubait i është bashkuar një Lamborghini Temerario, superveturë hibride me fuqi prej 920 kuajsh.

Të lidhura

None found

Në vend që të shërbejë kryesisht për ndjekje në autostrada, kjo veturë do t’i caktohet Departamentit të Policisë Turistike. Ajo do të shihet në pika me frekuentim të lartë dhe në afërsi të atraksioneve kryesore të Dubait.

Pamja e modelit ndërthur të bardhën me të gjelbrën, ngjyrat dalluese të policisë, ndërsa mbishkrimet zyrtare janë vendosur në anglisht dhe arabisht.

Sistemi i motorizimit të Lamborghini Temerario bashkon një motor V8 prej 4.0 litrash me dy turbo dhe tre motorë elektrikë, duke siguruar në total 900 Nm çift rrotullues.

Një Lamborghini Temerario është prezantuar edhe nga Policia e Shtetit në Itali, ku do të ketë një detyrë të ndryshme: të kryejë transportin urgjent të organeve për transplantim, në ndihmë të shpëtimit të jetëve. /Telegrafi/

të fundit

Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga droga!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një grafik për ecurinë e kursit të këmbimit euro-lek, përmes të cilit…

3 minutes ago

Bankat njoftojnë kufizime të mundshme të shërbimeve gjatë fundjavës

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në…

8 minutes ago

Trump i jep Zyrës Ovale statusin e monumentit kombëtar për ta mbrojtur nga ndërhyrjet e pasardhësve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë monument kombëtar,…

12 minutes ago

Alarmet për bomba trazojnë Europën, katër fluturime ndryshojnë destinacion: Çfarë dihet për kërcënimet

Një valë e re kërcënimesh për bomba dhe sulmesh kibernetike ka përfshirë disa vende europiane brenda pak ditësh. Nga supermarketet…

13 minutes ago

North Macedonia records 1,337 domestic violence offences in nine months

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2026, në territorin e vendit janë regjistruar…

20 minutes ago

Ardit Gjebrea leaves SPAK after two hours (VIDEO)

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e…

21 minutes ago