Kush synon të blejë një Ferrari të ri duhet të përgatitet për një pritje të gjatë. Prodhuesi italian i veturave luksoze ka grumbulluar një numër të madh porosish, ndaj disa prej modeleve të reja mund të mos u dorëzohen klientëve para vitit 2028.
None found
Interesimi për modelet e Ferrarit ka qenë më i lartë sesa parashikimet e kompanisë. Marka me seli në Maranello ka bërë të ditur se kapacitetet e porosive janë të rezervuara për një kohë të gjatë, çka do të thotë se blerësve të rinj mund t’u duhet të presin disa vite për automjetin e tyre.
Një pjesë e rëndësishme e kësaj kërkese lidhet me risitë e prezantuara nga marka. Mes tyre është Ferrari 12Cilindri, modeli që pasoi 812 Superfast, krahas automjeteve të tjera ekskluzive që prodhohen në sasi të kufizuara.
Kufizimi i prodhimit mbetet pjesë e strategjisë së Ferrarit për të mbrojtur ekskluzivitetin e markës. Sipas kësaj qasjeje, nxjerrja në treg e një numri më të vogël automjetesh ndihmon që çdo model të ruajë vlerën dhe nivelin e lartë të kërkesës.
Për shumë prej klientëve të pasur, pengesa kryesore nuk është kostoja e lartë e automjetit, por koha që nevojitet për ta marrë atë. Në raste të caktuara, nga porosia deri te dorëzimi mund të kalojnë disa vite.
Kërkesa e jashtëzakonshme dëshmon se markat më prestigjioze të veturave sportive vazhdojnë të tërheqin shumë blerës, pavarësisht transformimeve në industrinë automobilistike, kalimit drejt automobilave elektrike dhe shtrenjtimit të prodhimit.
Hailey Bieber, modelja amerikane ka rrëfyer periudhën e më të errët që kaloi gjatë përplasjes së përfolur me këngëtaren Selena…
Bekim Balaj shënoi golin që i dha fitoren Vllaznisë përballë Partizanit [...]Read More...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për…
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…
Mislav KaroglanPartizani u kthye te humbja, ndërsa u mposht minimalisht 1-0 nga Vllaznia në kryeqytet [...]Read More...
Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…