Categories: kosovë

Dugolli për vizitën e Krasniqit në Prishtinë: Nuk është drejtësi, por padrejtësi e dhimbshme

Zëvendësministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka dalë me një reagim pas vizitës që Jakup Krasniqi zhvilloi me familjen në Prishtinë.

Në një postim të publikuar në Facebook, Dugolli shprehu dhimbje për gjendjen e ish-kryetarit të Kuvendit dhe e cilësoi si padrejtësi situatën në të cilën ndodhen ai dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Duke përmendur edhe përvojën e tij si i mbijetuar i masakrës së Dubravës, Dugolli theksoi se përpara drejtësisë duhej të përballeshin kriminelët serbë, jo ish-udhëheqësit e UÇK-së të cilëve u është hequr liria.

Ai shtoi se është i bindur që Jakup Krasniqi nuk do të thyhet as përballë këtij realiteti.

Në postimin e tij të plotë, Dugolli shkroi se pamjet nga vizita familjare e “Bacës Jakup” në Prishtinë ishin të dhimbshme dhe flisnin vetë, ndërsa i kujtuan burgosjen e parë të Krasniqit nga regjimi serb për shkak të idealit për liri dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ai theksoi se atëherë e kishte burgosur armiku, sepse ai nuk u përkul, ndërsa sot, pas një jete të vështirë dhe të përkushtuar ndaj Kosovës, përballet sërish me burgun dhe padrejtësinë në emër të drejtësisë.

Duke u ndalur te përjetimi i tij personal, Dugolli shkroi se si i mbijetuar i masakrës së Dubravës do të duhej të shihte kriminelët serbë të dënoheshin para gjykatës për krimet e kryera, por në vend të tyre po sheh Jakup Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së të privuar nga liria, të dënuar e të përbuzur.

Sipas tij, ky realitet është një përmbysje e dhimbshme e së vërtetës dhe e drejtësisë, ndërsa lotët në sytë e Krasniqit janë dhimbje për të, për familjen e tij dhe për të gjithë.

Dugolli kujtoi se Krasniqi nuk u thye në burgjet e Serbisë, nuk u përkul para armikut dhe nuk u dorëzua ndaj vuajtjeve, prandaj shprehu bindjen se as sot nuk do të thyhet.

Në mbyllje, ai vlerësoi se ajo që po ndodh nuk është drejtësi, por padrejtësi që dhemb, përbuzje ndaj sakrificës dhe një plagë e hapur në ndërgjegjen e përbashkët.

të fundit

Begaj’s message to young Albanians: Homeland and Albanian identity do not exist without the Albanian language

Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…

5 minutes ago

Berisha on US warning: No concrete threat against Kosovo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një paralajmërim për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve…

5 minutes ago

Jakup Krasniqi’s visit under criticism for security measures: called an unnecessary spectacle

Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të…

5 minutes ago

Coordinating body of Alliance branches in diaspora established

Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, kanë marrë pjesë në takimin e degëve…

6 minutes ago

Trump’s unusual statement: ‘I am genetically blessed’ and the reaction of Vance and Rubio under camera surveillance

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pasi deklaroi se është…

6 minutes ago

Strike in Belgium/ most flights at Brussels Airport cancelled on Monday, public transport also affected

Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, për shkak të një greve…

7 minutes ago