Categories: auto

Pamjet e para të BMW X5 M të ri tregojnë një dizajn edhe më agresiv

Prototipi i gjeneratës së ardhshme të BMW X5 M është fotografuar gjatë testimeve pranë pistës së Nürburgringut në Gjermani, ndërsa makina ishte e mbuluar me kamuflazh.

Prodhimi i modelit të ri parashihet të nisë në vitin 2028. Ndryshe nga versioni aktual, ai raportohet se do të ofrohet me motor V8 dhe si automjet tërësisht elektrik.

Të lidhura

None found

Varianti elektrik mund të pajiset me katër motorë elektrikë, me fuqi të përgjithshme prej rreth 900 kuajfuqish, çka do ta rendiste ndër SUV-ët elektrikë më të fuqishëm të segmentit.

Pamjet e prototipit zbulojnë parakolpë me pamje më agresive, grilën më të gjerë tipike të BMW-së, kapak motori të ridizajnuar dhe spoiler të dyfishtë prapa.

Priten gjithashtu përmirësime në sistemin e frenimit, pezullimin adaptiv dhe drejtimin. Brenda kabinës parashikohen ulëse sportive, detaje nga fibra karboni dhe teknologjia më e re e BMW-së.

Deri më tani, BMW nuk ka bërë të ditura specifikimet zyrtare të X5 M të ri. Për këtë arsye, fuqia, pamja përfundimtare dhe të dhënat për versionin elektrik nuk janë konfirmuar. /Telegrafi/

Tags: BMWBmw x5 m

të fundit

Zjarr i fuqishëm në fabrikën e ëmbëlsirave në Indonezi lë 3 viktima dhe 36 të zhdukur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të madh që…

3 minutes ago

BIRN: Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun, autoritetet vendore nuk kanë zbatuar vendimet për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe…

4 minutes ago

Sfida e radhës për talentet shqiptare në Europë, Daku kërkon shkëlqimin në Rusi

Mirlind Daku, Ernest Muçi dhe Mario Mitaj Sikurse ditën e djeshme, ashtu edhe sot, legjionarët do të jenë në aksion…

4 minutes ago

Flamengo shpallet kampion i Brazilit për të dytin vit radhazi

Flamengo është shpallur kampion i Brazilit. Skuadra nga Rio de Janeiro e siguroi titullin pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj…

10 minutes ago

Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Ditën e sotme, mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rritur rrezikun…

13 minutes ago

Dëshmitë e pilotëve të B-2 nga operacioni sekret amerikan kundër Iranit: “Zoti im, është Teherani!

Detaje të reja nga operacioni ushtarak amerikan “Midnight Hammer”, i ndërmarrë në qershor të vitit 2025 kundër objekteve bërthamore të…

21 minutes ago