Categories: auto

Një GT40 me pamje klasike, por pa lidhje të drejtpërdrejtë me Fordin

Ford GT40 konsiderohet ndër makinat më legjendare të garave në Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1960, Ford përdori disa prej këtyre makinave për të poshtëruar Ferrarin në Le Mans, duke frymëzuar më pas për dekada me radhë ndërtues të ndryshëm që synuan të rikrijonin stilin dhe përjetimin e atyre modeleve të famshme.

Versioni më i fundit vjen nga Cape Advanced Vehicles (CAV) në Afrikën e Jugut. Kompania nuk e zbulon qartë se mbi cilën shasi është ndërtuar makina, por të dhënat e pakta të publikuara nga CAV lënë të kuptohet se poshtë trupit të ri fshihet një Audi R8, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

CAV GT MkII është i pajisur me një motor V8 4.2 litra me dy superkompresorë, si edhe me sistem tërheqjeje në të gjitha rrotat. Sipas kompanisë, agregati përdor pjesë të brendshme të farkëtuara, injeksion direkt, lubrifikim me karter të thatë, kolektor marrjeje prej fibrash karboni dhe sistem shkarkimi Inconel.

Ky motor zhvillon 800 kuaj fuqi dhe 627 çift rrotullues, ndërsa fuqia dërgohet te rrotat përmes njërit nga tre konfigurimet e transmisionit: një gjysmë-automatik me gjashtë shpejtësi ose një manual. Ford GT40 origjinal nuk ishte i pajisur me sistem tërheqjeje në të gjitha rrotat.

Sipas CAV, makina pritet të arrijë një shpejtësi maksimale mbi 330 kilometra në orë, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/orë realizohet për 3.0 sekonda. /Telegrafi/

të fundit

Guardiola rrëfen se ndihej në siklet pasi refuzoi drejtimin e Italisë

Pep Guardiola ka thyer heshtjen për vendimin e tij për të refuzuar mundësinë për të drejtuar Italinë, duke pranuar se…

5 minutes ago

V*asja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Ish-vjehrra dyshohet se pa gjithçka, por nuk ndërhyri

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për v*asjen e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra më 25 tetor…

5 minutes ago

Shpendi pritet të largohet nga Cesena në janar, Cagliari në garë për transferimin e tij

Sulmuesi i Shqipërisë, Cristian Shpendi pritet që gjatë afatit kalimtar të largohet nga Cesena, ekip që bën gara në Serie…

16 minutes ago

Ronaldo i afrohet gjithnjë e më shumë kufirit prej 1.000 golash

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, gjithnjë e më shumë po i afrohet shifrës jubilare, një mijë golave në karrierë. Ronaldo ka…

17 minutes ago

OBRM-PDUKM njofton për 663 milionë euro investime kapitale në vitin 2027

Nga OBRM-PDUKM thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha."Për investime kapitale janë planifikuar 40,8…

18 minutes ago

Mourinho tregon si e përmbysi ndeshjen Real Madridi ndaj PSV-së

Jose Mourinho ka krahasuar dhomën e zhveshjes së Real Madridit me Las Vegasin, pas fitores bindëse të skuadrës së tij…

23 minutes ago