Categories: auto

Ford nxjerr në dritë koleksionin e veturave që nuk ishin menduar të shiheshin nga publiku

Ford ka prezantuar një koleksion të pazakontë që përfshin mbi 100 vetura historike, prototipe të rralla dhe modele eksperimentale. Disa prej tyre nuk janë shfaqur më parë para publikut.

I quajtur Ford Vault, koleksioni është vendosur në një ish-qendër magazinimi të Amazonit, mes Ann Arbor dhe Detroit, në shtetin amerikan të Michiganit.

Të lidhura

None found

Krahas modeleve të njohura të Fordit, aty ruhen edhe automjete të përdorura në testime, të cilat fillimisht ishte parashikuar të shkatërroheshin. Kjo e dallon hapësirën nga muzetë tradicionalë të automobilave.

Mes tyre është një Ford Mustang GT eksperimental me motor V10. Automjeti u përdor gjatë zhvillimit të modeleve Cobra R dhe Ford GT.

Përfaqësues të kompanisë thonë se kjo veturë u mbajt e fshehur për vite me radhë në magazina, në mënyrë që të mos shkatërrohej. Ford e ka modernizuar kohët e fundit dhe vijon ta përdorë për punë inxhinierike.

Pjesë e koleksionit janë edhe një Ford Contour SVT i vitit 2000, një kamionçinë Ford e vitit 1934 në pronësi të Jay Lenos, si dhe konceptet Ford Cougar II dhe SYNus.

Për herë të parë po shfaqet gjithashtu një model i hershëm i Ford Bronco, i ndërtuar gjatë përpjekjeve për ta rikthyer këtë automjet në treg.

Ford synon t’ia hapë koleksionin publikut, ndërsa për momentin po bashkëpunon me autoritetet lokale për të plotësuar kërkesat ligjore dhe ato të sigurisë. Nuk është njoftuar ende se kur vizitorët do të mund t’i shohin nga afër automjetet e rralla.

Tags: ford

të fundit

Çfarë e pret Kosovën në vitin 2027?

Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…

6 minutes ago

Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet/ Revista e famshme amerikane The Atlantic: Si Jared Kushner ndezi një revolucion

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

8 minutes ago

Tetova dhe fshatrat përreth do të kenë ndërprerje të rrymës nesër

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

17 minutes ago

Shiroka Pula: Barazia duhet të vlerësohet edhe nga mundësitë konkrete që ka secili në përditshmëri

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

18 minutes ago

I dënuari Aurel Hoxha nuk u rikthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes speciale, i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…

19 minutes ago

Zbulimi tronditës në banesën e 65-vjeçarit në Liverpool/ Nga kafazet me brejtës të ngordhur te trupi i gruas i fshehur në ngrirëse

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…

25 minutes ago