Categories: auto

Nilu teston motorin V12 6.5-litërsh që kalon 1070 kuaj/fuqi

Kompania e re Nilu ka zhvilluar një motor V12 me kapacitet 6.5 litra për hiperveturën e saj sportive, Nilu27.

Të lidhura

None found

Njësia është prodhuar nga Hartley Engines në Zelandën e Re dhe në provën e parë në stendë ka kaluar synimin prej 1070 kuaj/fuqish.

Motori pritet të ketë një tingull mbresëlënës kur të vendoset në automjet, pasi kufiri i rrotullimeve është caktuar në 11 mijë rrotullime në minutë.

Për të ilustruar karakterin e tij, Nilu ka publikuar një fragment audio me zhurmën e motorit.

Brenda pak kohësh, motori do të dërgohet nga Zelanda e Re drejt Gjermanisë, aty ku vepron departamenti i zhvillimit të markës. Në këtë fazë, ai do të lidhet me një transmision me shtatë shpejtësi dhe do të montohet në automjetin që do të përdoret si prototipi i parë funksional për provat në rrugë.

Koncepti i hiperveturës sportive Nilu u shfaq rreth dy vite më parë. Projekti duket se ka vijuar të zhvillohet, ndërsa kompania po hyn në fazat e radhës për realizimin e këtij automjeti ekstrem.

Nilu27 pritet të pozicionohet mes hiperveturave më të dallueshme në treg, falë ndërthurjes së një motori tradicional atmosferik V12 me performancë të lartë dhe teknologjive moderne të ndërtimit.

të fundit

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultatin 92:79. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “13…

2 minutes ago

Kurti announces progress of social and affordable housing projects in several municipalities

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…

7 minutes ago

Saturday’s rally against the executive ends

Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati…

7 minutes ago

Estonia imposes a blockade on Russia, closes the border on December 1; families rush to meet relatives

Estonia do të mbyllë nga 1 dhjetori të pesë pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke shkaktuar radhë të…

8 minutes ago

Lavdim Pireva kritikon sulmin e Kosovës: tre gola në gjashtë ndeshje janë shumë pak

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

8 minutes ago

Protesters leave Prime Minister’s Office and take over Tirana streets in unexpected move

Grupi i protestuesve që qëndronte para godinës së Kryeministrisë është larguar t dhe ka rinisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.…

8 minutes ago