Categories: auto

Motori i ri V12 6.5 litra i Nilu27 tejkalon pritshmëritë, fuqia më e madhe se parashikimet fillestare

Vitin e kaluar, Sasha Selipanov, i njohur për punën e tij në modelet e Lamborghini-t, Bugatti-t dhe Koenigsegg-ut, prezantoi konceptin e tij për një hipermakinë analoge me linja elegante, shasi prej fibër karboni, transmision manual dhe një motor V12 6.5 litra me aspirim natyral.

Të lidhura

None found

Tani ky projekt ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt konkretizimit, pasi motori V12 është vënë në punë për herë të parë dhe, çuditërisht, gjeneron më shumë kuaj fuqi nga sa ishte llogaritur më parë.

Për zhvillimin e kësaj njësie, Nilu27 u bashkua me Hartley Engines nga Zelanda e Re dhe në fillim pritej që ajo të prodhonte 1,055 kuaj fuqi.

Sidoqoftë, tani raportohet se “testet e para në dinamometër i kanë tejkaluar këto vlerësime, duke arritur një kufi mbresëlënës të rrotullimeve deri në 11,000 rpm”. Kjo është fat, sepse 1,055 kuaj fuqi dukej një shifër modeste për një makinë të këtij kalibri.

Motori V12 përdor një arkitekturë hot V, pra pa turbo, me një kënd të hapjes së bllokut prej 80 gradësh dhe kolektorët e shkarkimit të skalitur si vepra arti të vendosura mes kokave të cilindrave.

Gjithashtu, bëhet e ditur se hipermakina – e cila duket se ndjek filozofinë e emërtimit të modelit Ferrari LaFerrari, duke u quajtur thjesht hipermakina Nilu – lejon që nxehtësia e motorit të shpërndahet përmes një ndarjeje motorrike tërësisht të hapur.

“Ky është çasti kur teoria mori formë konkrete. Duke ndezur këtë motor të jashtëzakonshëm V12, ne jo vetëm konfirmuam zotësinë tonë inxhinierike, por edhe thelbin e markës Nilu. Në një kohë kur industria e automobilave përqafon sterilizimin digjital dhe elektrifikimin, ne kemi përforcuar dramën e pastër dhe emocionin visceral të rrotullimeve të larta dhe aspirimit natyral. Motori Nilu27/Hartley V12 do ta bëjë hipermakinën tonë vërtet të pavdekshme. Dhe shpresojmë që pamjet nga testi ynë i parë në dinamometër të ngjallin të njëjtin emocion te shikuesit siç provuam ne kur ishim prezent”, deklaroi Selipanov.

Tags: Nilu27

të fundit

Golden Boy 2026 ngushton garën në 25 emra, me epërsi të talenteve nga Liga Premier dhe La Liga

Vetëm 25 të rinj kanë mbetur tani në garë për një nga çmimet më të lakmuara të futbollit “Golden Boy”.I…

2 minutes ago

Dy tetovarë ndalohen pasi iu gjetën marihuanë dhe heroinë

MPB Maqedoni njofton se dje 05.10.2026, në orën 21:20 dhe 21:55, në Tetovë, nëpunës policorë të Ekipit Mobil “Task Force”…

20 minutes ago

Kupa e Shqipërisë, startojnë tri përballjet e turit të parë – ndiqni rezultatet LIVE

Kupa e ShqiperiseKanë nisur 3 ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, nga ku skuadrat do të kërkojnë…

21 minutes ago

Ish-agjenti i CIA-s me 303 shufra ari, me vlerë 40 milionë dollarë, del para gjykatës

Një ish-oficer i CIA-s, në banesën e të cilit autoritetet gjetën 303 shufra ari me vlerë rreth 40 milionë dollarë,…

21 minutes ago

Nëna sjell në jetë fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë (VIDEO)

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se një nënë ka sjellë në jetë…

21 minutes ago

North Macedonia temporarily suspends BCG vaccination following reports from Croatia

Ministria e Shëndetësisë njofton se përkohësisht pezullohet imunizimi me vaksinën BCG, pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione…

25 minutes ago