Një klient në Japoni ka marrë hiperveturën e parë McLaren W1, model që do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 399 ekzemplarësh në mbarë botën.
Dorëzimi u organizua nga përfaqësia McLaren Nagoya. Sipas raportimeve, ceremonia u zhvillua në hotelin Fuji Speedway, në prefekturën Shizuoka.
None found
Fotot e automjetit u shpërndanë në Instagram, por McLaren nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht dorëzimin.
Modeli ka marrë ngjyrën karakteristike Mantis Green, e cila është reflektuar edhe në kabinë, ku ulëset dhe sipërfaqet janë veshur me Alcantara të gjelbër.
Kombinimi i veçantë është realizuar përmes programit McLaren Special Operations (MSO), që u jep klientëve mundësinë të përzgjedhin ngjyra dhe materiale të personalizuara.
McLaren W1 fuqizohet nga një motor V8 4.0-litërsh me dy turbo, i shoqëruar nga një motor elektrik. Sistemi i përbashkët prodhon 1,258 kuaj fuqi.
Hipervetura përshpejton nga 0 në 200 km/h për 5.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet elektronikisht në 350 km/h.
Një tjetër McLaren W1 pritet t’i dorëzohet një klienti në Fukuoka të Japonisë.
Përmes një postimi në "Instastory", këngëtari i njohur grek, Konstantinos Argyros, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të…
Bayerni vazhdon kontaktet me përfaqësuesit e Jamal Musialas, pavarësisht polemikave të fundit publike mes klubit dhe rrethit të futbollistit, raporton…
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028, dhe mandati im si Kryeministër përfundon për pak…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se në rast se do të tentohej arrestimi i tij, do të niste…
Drejtori kryesor i inteligjencës artificiale i Metës, Alexandr Wang, tha të dielën se inteligjenca artificiale e aftë të tejkalojë intelektin…
Një hamburger me pulë i mbështjellë me një bukë të bërë me oriz në vend të bukës? Kjo është ajo…