Për gjeneratën e ardhshme të MX-5 Miata, pritshmëritë e fansave duket se janë të qarta: një roadster kompakt, i lehtë dhe sa më pak i varur nga teknologjia, në vend të një modeli më të rëndë e më kompleks.
None found
Gjatë prezantimit të modelit elektrik CX-6e në Australi, drejtori i Mazda Australia, Vinesh Bhindi, deklaroi për CarExpert se konsumatorët nuk po kërkojnë një version elektrik të MX-5.
“Nuk shohim shumë klientë që hyjnë në sallon dhe thonë: ‘Një MX-5 elektrike? Kjo do të ishte për mua’. Në këtë fazë, janë pronarët e MX-5 që pyesin: ‘Kur mund ta marr versionin e pastër analog të gjeneratës së ardhshme?’”, tha Bhindi.
Sipas tij, kjo qasje lidhet drejtpërdrejt me identitetin e modelit. Për MX-5, pesha e reduktuar, mekanika e thjeshtë dhe kënaqësia pas timonit kanë pasur gjithmonë përparësi ndaj fuqisë së lartë apo pajisjeve të avancuara, transmeton Telegrafi.
Mazda ka bërë të ditur më parë se modeli i ri mund të pajiset me një motor më të madh. Bëhet fjalë për njësinë Skyactiv-Z 2.5-litërshe me aspirim natyral, e cila pritet të shfaqet fillimisht në CX-5, e kombinuar me një sistem hibrid të zhvilluar nga vetë Mazda, dhe më pas të mund të kalojë edhe te MX-5.
Synimi i inxhinierëve është që roadster-i i ardhshëm të peshojë rreth 1,000 kilogramë ose më pak. Megjithatë, kjo mund të rezultojë e vështirë për t’u arritur për shkak të kërkesave gjithnjë më të forta për uljen e emetimeve.
Një konfigurim plug-in hybrid shihet si pak realist, pasi një bateri e madhe do të rriste ndjeshëm masën e automjetit dhe do të kufizonte hapësirën në një makinë kaq të vogël. Edhe një hibrid i plotë mund të mos përputhet me karakterin tradicional të MX-5.
Një zgjidhje më e përshtatshme mund të jetë teknologjia mild-hybrid. Ajo do t’i lejonte Mazda-s të ulte emetimet pa ndikuar në mënyrë të konsiderueshme te pesha dhe ndjesia e drejtimit. Pritet që të ruhen edhe transmisioni manual dhe sistemi i tërheqjes me rrotat e pasme.
Megjithatë, një nivel i caktuar elektrifikimi mund të bëhet i domosdoshëm për ta mbajtur MX-5 në tregjet kryesore. Në Evropë, modeli aktual ND e ka humbur tashmë motorin 2.0-litërsh si pasojë e standardeve më të rrepta të emetimeve, ndaj blerësit kanë në dispozicion vetëm motorin 1.5-litërsh.
Deri më tani nuk janë parë imazhe bindëse të prototipeve të gjeneratës së re, duke lënë të kuptohet se debutimi i saj mund të jetë ende disa vite larg. Kjo i jep Mazda-s kohë për të gjetur një mënyrë që të respektojë kufizimet për emetimet, pa prekur formulën që e ka bërë MX-5 një prej roadster-ëve më të pëlqyer.
Për momentin, kërkesa e klientëve është e njëjtë: Mazda duhet ta ndryshojë sa më pak recetën e modelit. Ata kërkojnë një makinë të lehtë, me motor me djegie, kambjo manuale, tërheqje në rrotat e pasme dhe, mbi të gjitha, kënaqësi në drejtim. /Telegrafi/
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës, një prej tyre pjesëtar…
Deputetë të Aleancës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kanë dalë në sheshet e Prishtinës për t’i përshëndetur protestuesit, të cilët…
Në një diskutim në emisionin Now, me Erla Mëhilli në Euronews Albania, për reformën territoriale, kryetari i Bashkisë së Divjakës,…
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar për zhvillimet gjatë protestave, duke kritikuar tolerancën e Policisë ndaj, siç tha ai, sulmeve ndaj…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj së bashku me kolegë të partisë së tij, kanë dalë në shesh, duke u bërë…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, së bashku me Altin Krasniqin, djalin e ish-kryetarit të Kuvendit dhe…