Categories: auto

Lassa prezanton modelet e gomave për dimrin 2026–2027

Me hyrjen në sezonin e ftohtë, Lassa Kosova ka prezantuar ofertën dimërore për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale. Gama synon të mbulojë nevojat e drejtuesve individualë dhe të bizneseve gjatë muajve të dimrit.

Zgjedhja e gomave të duhura mbetet një nga hapat kryesorë për përgatitjen e automjetit për udhëtimet në kushte dimërore.

Të lidhura

None found

Lassa është rezultat i partneritetit ndërmjet Bridgestone Corporation dhe Sabancı Group, duke bashkuar përvojën globale me zhvillimin e teknologjive të reja në industrinë e gomave.

Modelet Snoways 5 dhe Competus Winter 3 përfaqësojnë teknologjinë NextGen të Lassa-s, e zhvilluar për të ofruar performancë në borë dhe në sipërfaqe të lagështa. Snoways 5 është krijuar për vetura, ndërsa Competus Winter 3 për SUV. Të dyja modelet kanë shenjën EV Ready, çka i bën të përshtatshme edhe për automjete elektrike dhe hibride.

Snoways 5 është pajisur me shenjën TÜV SÜD Performance Mark. Sipas prodhuesit, krahasuar me modelin paraardhës, goma ofron përmirësim të performancës në dimër dhe rezistencës ndaj konsumimit. Competus Winter 3 e aplikon të njëjtën teknologji në përputhje me kërkesat specifike të automjeteve SUV.

Për furgonët dhe automjetet e lehta komerciale, Lassa ofron modelin Wintus 3. Ai kombinon aftësitë për përdorim në dimër me qëndrueshmërinë e nevojshme për automjetet e biznesit. Edhe kjo gomë mban shenjën TÜV SÜD Performance Mark dhe, sipas prodhuesit, ka jetëgjatësi më të madhe si dhe rezistencë më të ulët në rrotullim në raport me paraardhësin.

Oferta dimërore përfshin gjithashtu Snoways 4+ dhe Multiways-C 2. Ky i fundit paraqitet si zgjidhje për të katër stinët për automjetet e lehta komerciale.

Përveç produkteve të dimrit, Lassa ka marrë vlerësim edhe për modelin veror Revola. Në testin e publikuar më 23 shtator 2026, revista gjermane AUTO BILD i dha gomës notën 2,0 – “Good” (Mirë). Në vlerësim u veçuan kapja në rrugë të lagështa, rezistenca ndaj aquaplaning-ut, reagimi i saktë gjatë drejtimit dhe niveli i ulët i zhurmës gjatë rrotullimit.

Kontakti:

📞 +383 48 530 550

📧 sales@tms-ks.com

📍 Rr. Behar Begolli AL-Trade Obj. H/22-1, Prishtina e Re-Veternik, 10000 Prishtina, Kosova, 100000

🌐 Facebook | Instagram

të fundit

LZHK publikon planin për daljen nga kriza, kërkon dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri të re gjithëpërfshirëse

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka publikuar platformën e saj politike për kapërcimin e situatës në vend, duke kërkuar dorëheqjen e…

4 minutes ago

BE-ja kërkon respektim të plotë të pavarësisë së Speciales dhe konsultim për çdo ndryshim ligjor

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, duke rikujtuar…

12 minutes ago

Justina Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Në seancën solemne në Hungari u kujtua kryengritja kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, ndërsa liderët evropianë theksuan rëndësinë e…

13 minutes ago

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën në protestë, studentët po luftojnë për të gjithë ne

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë…

13 minutes ago

Fermin Lopez: Real Madridi i përdor polemikat me gjyqtarët për të mbuluar paraqitjet e veta

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka reaguar ndaj debatit të vazhdueshëm për vendimet e gjyqtarëve në prag të ‘El Clasicos’…

18 minutes ago

Bekim Sali dhe Magnus Brunner diskutojnë lehtësimin e transportit dhe forcimin e sigurisë

Zv. kryeministri dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion,…

18 minutes ago