Lamborghini, në bashkëpunim me kompaninë britanike Silver Cross, ka nxjerrë në treg Reef AL Giallo, një karrocë premium për bebe që kushton 4,999.99 dollarë, ose 4,315 euro.
None found
Prezantimi i modelit u bë më 27 gusht 2026, ndërsa prodhimi do të kufizohet në vetëm 500 njësi për të gjithë botën.
Karroca është ndërtuar mbi platformën Reef 2 dhe është përshtatur me elemente estetike të marra nga supermakinat e markës italiane.
Reef AL Giallo dallohet nga ngjyra e verdhë karakteristike, pamja sportive, sustat e dukshme dhe sistemi i amortizimit. Edhe frena është krijuar me një dizajn që kujton pedalet e Lamborghini-t.
Çdo karrocë mban një numër individual, ndërsa blerësit marrin në paketë edhe djepin, mbulesën kundër shiut, rrjetën për mbrojtjen nga mushkonjat dhe aksesorë të tjerë.
Përtej përdorimit të përditshëm, ky model është konceptuar si një produkt luksoz dhe artikull koleksioni për admiruesit e Lamborghini-t.
Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të…
Disa ditë pas përmbytjeve shkatërruese, banorët e distriktit Rasuwa në Nepal thonë se vijojnë të jenë të shkëputur nga shërbimet…
Tifozët e TeutësEnde pa u mbushur 5 minuta lojë, në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku po luhet sfida mes Teutës…
Është zbuluar identiteti i 22-vjeçares që humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri në një festë rave në Aarau…
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Kypseli të Athinës, ku policia ka zbuluar trupin e një foshnjeje të vdekur brenda…
Aksi rrugor Balldren-Milot është përfshirë nga një trafik i rënduar. E diela e fundit e gushtit po sjell mbingarkesë në…