Categories: auto

Industria automobilistike ngre alarmin për objektivat e BE-së mbi prodhimin e baterive

Komisioni Evropian ka vendosur si objektiv përshpejtimin e prodhimit të baterive në kontinent, por prodhuesit e automjeteve tërheqin vëmendjen se industria nuk do të jetë në gjendje t’u përgjigjet brenda afateve të përcaktuara. Ky sinjal shqetësimi vjen si përmbledhje e një studimi të kompanisë Mobility Global, të porositur nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Të lidhura

None found

Sipas këtij dokumenti, rrjeti evropian i furnizimit me bateri nuk ka ende kapacitetet e nevojshme për të mbështetur detyrimet e reja të prodhimit vendor. Akti për Përshpejtimin Industrial (IAA) parashikon që, gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores, bateritë duhet të përfshijnë të paktën tri elementë me origjinë nga BE-ja, përfshirë qelizat. Ndërmjet viteve 2030 dhe 2031, kjo kërkesë do të zgjerohet në pesë komponentë, duke përfshirë sistemin e menaxhimit të baterisë dhe lëndët aktive të katodës.

Megjithatë, analiza thekson se asnjë prej skenarëve të shqyrtuar nuk tregon një ofertë evropiane në lartësinë e kërkesës. Prodhimi i qelizave në Evropë parashikohet të kapë rreth 306 gigavat-orë në vitin 2032, por kjo shifër mbetet e pamjaftueshme për të mbuluar kërkesën e tregut.

ACEA paralajmëron se, nëse akti hyn në fuqi në vitin 2028, afërsisht 3 milionë automjete rrezikojnë të mos përfitojnë nga skemat stimuluese që kushtëzohen nga produktet e prodhuara në Evropë. Arsyeja është mungesa e baterive të prodhuara në territorin e BE-së.

Problemi bëhet edhe më i dukshëm për automjetet komerciale të mesme dhe të rënda. Sipas analizës, deri në vitin 2032 hendeku midis kërkesës dhe ofertës mund të zgjerohet në 23 gigavat-orë, me kërkesën që parashikohet të jetë rreth katërfishi i ofertës evropiane.

Njësfidë shtesë paraqet edhe drejtimi i investimeve. Pjesa më e madhe e fabrikave të mëdha të baterive të programuara në Evropë janë përqendruar te bateritë NMC, ndërsa tregu po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë më të lirë LFP, ku Kina zotëron një pozitë dominuese.

Dokumenti vëren po ashtu se bateritë e prodhuara në Evropë vazhdojnë të jenë dukshëm më të kushtueshme se ato të importuara, teksa projektet e reja për rritjen e kapaciteteve prodhuese ndeshen me pengesa financiare, vonesa në lejet administrative dhe sfida në ekzekutim.

Nga ana e saj, Komisioni Evropian është shprehur se forcimi i zinxhirit vendor të prodhimit të baterive përbën një element thelbësor për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm dhe më pak të ekspozuar ndaj furnitorëve të jashtëm.

të fundit

Arrest shtëpiak për Vlora Hysenin/ Le Monde: Goditje e rëndë për qeverinë Rama, e tronditur nga skandalet e korrupsionit

Le Monde Në Shqipëri, kreu i shërbimeve të inteligjencës është nën arrest shtëpiak në lidhje me një skandal korrupsioni. Vlora…

4 minutes ago

Ramadani akuzon Serbinë për organizimin dhe paralajmërimin e sulmit në Banjskë, Vuçiq dhe Vulin janë përgjegjësit

‘Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status…

8 minutes ago

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Këtë të enjte, ka nisur protesta e thirrur paraditen në ditën e 117 radhazi. Raportohet se dy persona janë shoqëruar…

10 minutes ago

Nga Benzema te Pogba e Carvajal – 10 futbollistët e njohur që presin një ekip të ri, pa kosto transferimi

Afati kalimtar tashmë është mbyllur në ligat kryesore evropiane, por klubet ende kanë mundësi të transferojnë futbollistë. Lojtarët që janë…

11 minutes ago

Specialist Chambers ease visitation restrictions for Hashim Thaçi

Çfarë ndryshoi: Gjykatësi i vetëm në çështjen për pengim të pretenduar të drejtësisë ka hequr menjëherë ndalimin për një pjesë të…

21 minutes ago

The Hague decision and diplomatic consequences for Kosovo: Analysts examine possible scenarios

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hapur një kapitull të…

21 minutes ago