Categories: auto

Ford Escort RS rikthehet pas 50 vitesh, çmimi arrin në 340 mijë euro

Pas një mungese prej gjysmë shekulli, Ford Escort është rikthyer sërish, këtë herë me modelin e gjeneratës së parë në një version të veçantë RS.

I ndërtuar nga Boreham Motorworks, ky automobil është një krijim tërësisht i ri që nis nga baza, duke ndjekur frymën e modeleve origjinale të viteve 1970, por duke përfshirë teknologji moderne dhe përmirësime të ndjeshme në performancë që e bëjnë më praktik dhe më të këndshëm për t’u drejtuar se versioni i dikurshëm.

Të lidhura

None found

Edhe pse prodhimi është realizuar nga një kompani e jashtme, modeli ka marrë miratimin zyrtar të Ford, çka bën që ai të mbajë me të drejtë emrin Ford Escort RS.

Nga ky klasik i rikthyer do të prodhohen vetëm 150 njësi dhe secila prej tyre do të ketë një çmim marramendës prej 340,000 eurosh, shkruan Indeksonline.

Në një treg ku një pjesë e madhe e automjeteve të reja kanë pamjen e modeleve elektrike që vijnë nga Kina, Ford Escort Mk1 RS i ndërtuar në Britani paraqitet si një kthim i freskët te stili i vjetër dhe nostalgjia e një epoke tjetër.

Ndryshe nga shumë kompani të tjera “restomod”, të cilat rindërtojnë modele klasike me pjesë, materiale dhe teknika bashkëkohore, por pa të drejtën për t’i shitur me markën e tyre origjinale, këto 150 njësi do të dalin si produkte autentike Ford.

Kjo do të thotë se secila makinë do të mund të mbajë ligjërisht emblemat e Ford, falë një marrëveshjeje zyrtare licencimi me Ford Motor Company.

Sipas prodhuesit, automjetet janë “projektuar dhe prodhuar si një model krejtësisht i ri nga e para, duke i bërë ato një zgjatim të vërtetë të linjës Escort RS, të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore të cilësisë, performancës dhe qëndrueshmërisë”.

Blerësit do të kenë në dispozicion dy zgjedhje për motorin. Opsioni i parë është një variant i përmirësuar i motorit origjinal me benzinë Twin-Cam me katër cilindra nga Escort RS i parë, me kapacitet të rritur nga 1558 cc në 1845 cc. Ky agregat përfshin edhe një sistem të ri të injektimit të karburantit, prodhon 182 kf dhe kombinohet me një transmision manual me katër shpejtësi që shpërndan fuqinë te rrotat e pasme.

Për ata që dëshirojnë një përjetim edhe më sportiv në timon, ofrohet një motor i ri 2.1 litra me aspiratë natyrale, i cili zhvillon 295 kf, arrin deri në 10,000 rpm dhe ka një peshë nën 85 kg. Ky version pajiset gjithashtu me një kuti manuale me pesë shpejtësi.

Çdo makinë do të shitet me garanci dyvjeçare ose 20,000 milje (32,000 kilometra).

https://x.com/muhendisIiktr/status/2066838201357201499

të fundit

Kurti diskuton me HANDIKOS-in për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…

40 seconds ago

Two wanted individuals extradited: from Kosovo to Germany and from Italy to Kosovo

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

3 minutes ago

Mount Mokna and Lake Ujman begin path to protected status

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

3 minutes ago

Testimony of 14-year-old girl with autism about train incident: Passengers were focused on their phones

Dy shtetas afganë përballen me 20 akuza për vepra penale seksuale. [...] Read More... The post Dëshmia e 14-vjeçares me…

4 minutes ago

Helicopter crashes into the sea in southwestern Florida, killing one and injuring two

Të paktën një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një helikopter u rrëzua në det në…

4 minutes ago

Mercedes-Benz i kalon Electra-s rrjetin evropian të karikimit të shpejtë

Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze…

7 minutes ago