Automjeti kompakt i markës italiane, Fiat Topolino, pritet të lejohet së shpejti të qarkullojë në rrugët publike në disa zona të SHBA-së.
None found
Gjatë vjeshtës, Fiat parashikon t’u ofrojë blerësve të Topolino-s një paketë përshtatjeje për përdorim rrugor, pa pagesë shtesë.
Falë këtij modifikimi, modeli do të regjistrohet në kategorinë e mjeteve me shpejtësi të ulët, të njohura si “Low-Speed Vehicle”.
Në paketë përfshihen një pasqyrë e pasme me kamerë të integruar që aktivizohet gjatë lëvizjes mbrapsht, një sistem akustik për paralajmërimin e këmbësorëve, si dhe elementet e domosdoshme të identifikimit.
Pasi të kryhet konvertimi, shpejtësia maksimale e Topolino-s do të kalojë nga rreth 19 në 25 km/h, ose afërsisht 40 km/h.
Këto ndryshime do të mundësojnë regjistrimin dhe sigurimin e automjetit, në mënyrë që ai të përdoret në rrugët ku lejohet qarkullimi i mjeteve të kësaj kategorie.
Pavarësisht legalizimit të mundshëm, Topolino nuk është ndërtuar për lëvizje në autostrada. Për shkak të shpejtësisë së kufizuar, ai është menduar kryesisht për rrugë lokale, zona banimi, distanca të shkurtra, udhëtime deri në dyqan ose përdorim pranë fushave të golfit.
Hyrja e Fiat Topolino-s në tregun amerikan pritet të nisë me një sasi të kufizuar automjetesh. Çmimi i përmendur arrin në rreth 15 mijë dollarë, çka e pozicionon këtë model si një alternativë të veçantë për transportin urban.
Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…
Skënderbeu - VllazniaNga Drejtoria Teknike e FSHF-së, mbrojtësi grek i ekipit korçar, Georgios Lagonidis, u vlerësua me çmimin “Lojtari i…
Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…
Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…
Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…