Një Ferrari 550 Maranello i vitit 1997, dikur në pronësi të legjendës së NBA-së Michael Jordan, do të ofrohet në një ankand online, i cili do të zhvillohet nga 15 deri më 30 shtator.
None found
Automjeti, me numër shasie 108712, u porosit nga Jordan me specifikime të personalizuara dhe për afro 25 vite mbeti larg vëmendjes së publikut.
Kompania Curated e zbuloi makinën në fillim të vitit 2026, ndërsa shitja do të realizohet përmes platformës Joopiter.
Vlera e Ferrari-t është parashikuar nga 700 mijë deri në 1.3 milionë dollarë, një shifër dukshëm më e lartë se çmimi i zakonshëm i këtij modeli.
Ky automjet lidhet edhe me historinë e kulturës së sneaker-ave, pasi Ferrari 550 Maranello shërbeu si frymëzim për dizajnerin Tinker Hatfield gjatë krijimit të Air Jordan XIV.
Publiku do të mund ta shohë Ferrari-n në New York nga 15 deri më 20 shtator. Në të njëjtën periudhë do të ekspozohet edhe një fanellë e Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së të vitit 1998.
Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…
Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…