Categories: auto

Dalin pamjet e para të Lada Niva-s së re, modeli vjen edhe në version elektrik

Kur u prezantua për herë të parë në vitin 1977, vështirë se dikush mund ta mendonte se Lada Niva do të vazhdonte të prodhohej ende pas afro gjysmë shekulli.

Ky SUV rus, i njohur për thjeshtësinë e tij, ka arritur t’i mbijetojë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, valës së dhjetëra modeleve moderne SUV dhe ndryshimeve të shumta teknologjike, ndërsa ka mbetur pothuajse i njëjtë.

Të lidhura

None found

Fotot e publikuara tregojnë një model që përpiqet të mbajë gjallë lidhjen me versionin origjinal, por që njëkohësisht paraqitet dukshëm më bashkëkohor se çdo Niva e prodhuar më parë.

Pamja ballore është ajo që bie më shumë në sy. Në vend të grilës së thjeshtë tradicionale, tani shfaqet një zgjidhje e re me mbishkrimin e madh “NIVA”, ndërsa parakolpët duken shumë më aerodinamikë krahasuar me Lada Niva Legend aktuale.

Edhe pjesa e pasme sjell një pamje çuditërisht moderne, megjithëse dizajnerët duket se kanë dashur të ruajnë disa elemente nostalgjike. Një shembull janë dritat e pasme horizontale, të cilat rikujtojnë modelet e hershme të Niva-s nga vitet 1980 dhe fillimi i viteve 1990.

Ndonëse modeli i ri kërkon ende të paraqitet si një SUV i fortë, shihet qartë se ai po afrohet me stilin e SUV-ve modernë evropianë. Kjo vihet re sidomos te dorezat e fshehura të dyerve të pasme dhe te përmasat e përgjithshme të karrocerisë, që të sjellin ndër mend fort Dacia Duster.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si është zhvilluar vetë automjeti. Projekti nisi në kohën kur Renault kishte në pronësi një pjesë të madhe të AvtoVAZ, ndaj Niva e re bart dukshëm ndikim francez.

Për sistemin e fuqisë nuk ka ende të dhëna zyrtare, por pritet që modeli i ri të përdorë motorët me benzinë 1.6 dhe 1.8 litra, të njohur edhe nga modele të tjera të Lada-s. Megjithatë, dilema më e madhe mbetet nëse do të arrijë të ruajë aftësitë serioze jashtë rruge që i siguruan origjinalit një status pothuajse kulti mes gjuetarëve, pylltarëve, ushtrisë dhe drejtuesve ruralë, jo vetëm në Rusi.

Pika më e fortë e Niva-s së vjetër ishte thjeshtësia. Ajo mund të riparohej pothuajse kudo, përballonte terrene ku SUV-të moderne do të dorëzoheshin dhe mbetej relativisht e lirë. Brezi i ri, pa dyshim, do të jetë më i avancuar, por pikërisht për këtë arsye rrezikon të humbasë një pjesë të karakterit që e ktheu në një legjendë./Indeksonline/

të fundit

Suedi, tifozët e Djurgardenit festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i tyre

Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në…

27 seconds ago

Mourinho synon mesfushorin e Dortmundit për Real Madridin

Real Madridi e ka identifikuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, si një nga objektivat e tyre kryesorë për të…

46 seconds ago

LSDM kërkon hetim për hyrjen e Alta Bankës dhe zgjerimin e saj në sektorin e sigurimeve

Duhet të ketë hetim dhe llogaridhënie për hyrjen e Alta Bankës, pastrueses së parave të Vuçiçit në Maqedoni, kërkojnë nga…

2 minutes ago

Besian Mustafa: Etiketimet e veprimtarëve të LDK-së si UDB-ashë janë absurde

Pas reagimit të deputetes Vjosa Osmani, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit të PDK-së,…

2 minutes ago

God knows every language,” Korçë Metropolitan His Eminence Anastas responds to Taulant Balla: Do not desecrate Orthodox clergy with socialist-realist films

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin…

3 minutes ago

Criminal Court acquits Erzen Breçani, former police official suspected of money laundering and aiding the perpetrator of a crime

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për veprat penale të pastrimit…

3 minutes ago