Zjarrfikësit kanë vijuar gjatë gjithë natës përpjekjet për shuarjen e zjarrit pranë fshatit Raec në Kavadar. Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, situata është përmirësuar ndjeshëm, por zjarri nuk është shuar plotësisht dhe vazhdon të jetë aktiv.
None found
Gjatë ditës së sotme, ekipet janë shpërndarë në dy itinerare. Në segmentin nga fshati Drenovë deri në Qesendre, NP “Komunalec” – Kavadar është angazhuar me një autocisternë, një kontejner dhe dy punonjës. Ministria e Brendshme merr pjesë me një xhip, një Pinzgauer dhe katër punonjës, ndërsa NP – dega “Bor” Kavadar ka vendosur në dispozicion një kamion, një xhip dhe katër punonjës. Në terren janë edhe zjarrfikësit e Kavadarit me dy Pinzgauer, një “Lada Niva” dhe tetë zjarrfikës.
Ndërkohë, në zonën e fshatit Raec, NP “Komunalec” – Kavadar po vepron me një autocisternë uji, një kontejner dhe dy punonjës. Zjarrfikësit e Kavadarit janë të pranishëm me një makinë zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës, ndërsa ata të Negotinës me një xhip dhe katër zjarrfikës. Në këtë zonë janë angazhuar gjithashtu edhe katër punonjës të Ministrisë së Brendshme, njoftoi DMSH./Telegrafi/
Një turist amerikan 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti fizik me një ish-sportistin e arteve marciale mikse (MMA), në…
Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në…
Real Madridi e ka identifikuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, si një nga objektivat e tyre kryesorë për të…
Duhet të ketë hetim dhe llogaridhënie për hyrjen e Alta Bankës, pastrueses së parave të Vuçiçit në Maqedoni, kërkojnë nga…
Pas reagimit të deputetes Vjosa Osmani, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit të PDK-së,…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin…