Categories: auto

BMW e hedh më shpejt në tregun evropian modelin elektrik i3 për shkak të interesit të lartë

BMW ka sjellë zyrtarisht në Evropë modelin e ri i3 disa muaj përpara afatit që kishte parashikuar në planet fillestare.

Interesi i madh për këtë veturë e ka shtyrë prodhuesin e makinave luksoze të përshpejtojë daljen në treg të sedanit elektrik, i cili fillimisht ishte paraparë të debutonte në vjeshtë.

Të lidhura

None found

Për momentin, kompania po e ofron këtë model në një variant të parë, i menduar për blerësit e hershëm.

Edhe pse në këtë fazë disponueshmëria është e kufizuar, klientët sërish kanë mundësi ta personalizojnë veturën.

Në dispozicion janë gjashtë ngjyra të jashtme, mes tyre edhe nuanca ekskluzive M Le Castellet Blue.

Po ashtu, ofrohen katër variante të dizajnit të rrotave.

Për versionin i3 50 xDrive First Edition, BMW ka vendosur çmimin 75,340 euro, ku përfshihen elemente si paketa M Sport, ulëset me ngrohje, timoni me ngrohje, xhamat e pasmë të errët, kontrolli automatik i klimës si dhe një gamë e gjerë sistemesh të asistencës për shoferin.

Me lansimin zyrtar të i3 këtë vjeshtë, BMW do ta zgjerojë ofertën edhe me një version bazë.

Varianti standard i3 50 xDrive do të ketë çmimin 65,900 euro. Në vazhdim pritet të vijnë edhe modele të tjera në këtë segment, përfshirë i3 Touring të paralajmëruar tashmë, si edhe një crossover shumë të mundshëm iX4 me stil coupe.

Tags: BMW

të fundit

Kompani, automjete dhe prona, vlera e pasurive që iu sekuestruan Ilir Shehut arrijnë në 10 milionë euro

Në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Ilir Shehut alias Pasholli, 51-vjeç, i dënuar më parë për trafik droge në…

32 seconds ago

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut: Ndalimet kufitare nuk do të na tërheqin nga kërkesat tona

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj…

4 minutes ago

Si u krijua frika për një blackout global më 17 nëntor, ndonëse alarmi ishte i rremë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të…

7 minutes ago

Durrës court releases two protesters arrested for throwing eggs at Rama’s car

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…

7 minutes ago

Pamja e Trumpit në Filipine nxit reagime: flokë më të errët dhe më voluminozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine, jo vetëm për vizitën e tij diplomatike në kuadër…

7 minutes ago

After “Diella,” “Gjoni” is created; Rama: It will handle a range of public procurement processes!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

8 minutes ago