Categories: auto

BMW aktivizon një promovim të Spider-Man në ekranet e automjeteve

Pronarët e automjeteve BMW reaguan pasi në ekranet qendrore të informacionit u shfaq një animacion promovues për filmin “Spider-Man: Brand New Day”.

Të lidhura

None found

Fushata u zhvillua nga 27 korriku deri më 10 gusht dhe u shfaq në më shumë se 70 vende.

Sipas BMW-së, bëhej fjalë për një animacion festiv të realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Sony dhe Marvel, ndërsa kompania këmbënguli se ai nuk duhej konsideruar reklamë.

Megjithatë, një pjesë e madhe e pronarëve e kundërshtuan këtë qëndrim, duke e cilësuar promovimin e një filmi në ekranin e automjetit si të padëshiruar. Ata u shprehën gjithashtu se nuk ishin njoftuar apo pyetur paraprakisht për shfaqjen e tij.

Videoja aktivizohej nga përdoruesi përmes ekranit qendror dhe zgjaste rreth 19 sekonda. Në të, Spider-Man kalonte mbi një BMW, ndërsa ndriçimi ambiental i automjetit përshtatej me pamjet e animacionit.

Materiali u ofrua vetëm në automjetet BMW të pajisura me gjeneratat e reja të sistemeve të infotainment-it.

Kompania deklaroi se animacioni nuk ndikonte në sistemin e sinjalizimeve dhe se nuk shfaqej gjatë kohës që automjeti ishte në lëvizje.

të fundit

Clash over the hijab escalates in Iran as cafés and restaurants are closed while women challenge the rules

Përplasja për hixhabin po rikthehet në qendër të debatit në Iran, ndërsa autoritetet konservatore kërkojnë zbatim më të ashpër të…

4 minutes ago

Fire situation across the country/ 21 fires reported over the past 24 hours! Areas where the situation is most problematic

Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri.…

4 minutes ago

Double Crime in Greece: Man Killed Partner Then Himself After Lying in Wait for 45-Year-Old Albanian Woman, Neighbours’ Testimonies Revealed

Mediat greke, kanë zbardhur të tjerë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Athinë, ku një burrë…

5 minutes ago

Përplasja për hixhabin përshkallëzohet në Iran, mbyllen kafene e restorante ndërsa gratë sfidojnë rregullat

Përplasja për hixhabin po rikthehet në qendër të debatit në Iran, ndërsa autoritetet konservatore kërkojnë zbatim më të ashpër të…

14 minutes ago

Amir Rrahmani shkëlqen në startin e Serie A, mbrojtësi shqiptar dominon në Genoa-Napoli dhe lë pas Kevin De Bruynen

U mendua se do të kishte “derbi” shqiptarësh në ndeshjen Genoa – Napoli, e vlefshme për javën e parë në…

19 minutes ago

Mourinho: Trajtimi i Vinicius Jr në La Liga ka marrë përmasa bullizmi

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Vinicius Jr po trajtohet në ndeshjet e…

20 minutes ago