Në një intervistë të dhënë për Motor1 vitin e kaluar, Audi u dallua për një qasje të pazakontë për industrinë, duke pranuar hapur se interierët e saj nuk ofrojnë më nivelin që dikur e karakterizonte markën.
None found
Këtë e konfirmoi edhe Oscar da Silva Martins, Drejtor i Komunikimit të Produkteve dhe Teknologjisë në Audi, i cili deklaroi se “sigurisht që kanë qenë më të mirë për sa i përket cilësisë në të kaluarën”.
Në të njëjtën bisedë, kompania luksoze la të kuptohej se synon të rikthehet në standardet e mëparshme.
Pas asaj interviste, Audi prezantoi një drejtim të ri në dizajn, të emërtuar “Strive For Clarity”, i njohur gjithashtu edhe si “The Radical Next”.
Kjo gjuhë e re u shfaq për herë të parë te Concept C, një model që paralajmëron një veturë elektrike me dy vende, e cila pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm.
Kabina e kësaj veture sportive elektrike ndryshon plotësisht nga ajo që shihet te modelet aktuale të Four Rings.
Në këtë qasje të re, numri i ekraneve është reduktuar, disa komanda fizike janë rikthyer dhe në të gjithë ambientin e brendshëm janë përdorur materiale me cilësi më të lartë.
Concept C, tashmë afër versionit për prodhim, do të shënojë nisjen e revolucionit të ri të Audi-t për interierët, në një përpjekje për të rikthyer ato elemente që dikur i bënin kabinat e markës kaq të veçanta, përpara se ekranet dhe materialet më të lira të merrnin përparësi.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…