Categories: auto

Audi prezanton modelin më të fuqishëm në historinë e saj, me çmim deri në 600 mijë euro

Nuvolari është makina rrugore më e shpejtë dhe më e fuqishme që Audi ka prodhuar ndonjëherë.

Të lidhura

None found

Kjo supermakinë hibride plug-in ofron 987 kuaj fuqi dhe është konceptuar si një homazh për legjendën italiane të motorsportit, Tazio Nuvolari.

Modeli u zbulua në Mantova, përkrah Auto Union Type D, automjeti me të cilin piloti italian triumfoi në Çmimin e Madh të Italisë në vitin 1938.

Për zhvillimin e Nuvolari-t janë nevojitur vetëm 405 ditë, ndërsa karroceria e tij është ndërtuar tërësisht nga fibra karboni.

Sistemi i fuqisë përbëhet nga një motor V8 biturbo 4.0 litra dhe tre motorë elektrikë. Kjo përbërje i mundëson makinës të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në vetëm 2.6 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.

Prodhimi do të kufizohet në vetëm 499 ekzemplarë, ndërsa çmimi i parashikuar varion nga 500,000 deri në 600,000 euro.

të fundit

Mickoski në Bruksel kërkon ndryshim të qasjes së BE-së: Ballkani Perëndimor është porta e Europës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kërkoi një ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar…

4 minutes ago

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë nga Plani i Rritjes, ndërsa Kosova pret: çfarë e vonoi Prishtinën

Bashkimi Evropian pritet të shpallë gjatë samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel pagesa të reja nga Plani i Rritjes për Shqipërinë,…

14 minutes ago

Millatoviç: Mali i Zi synon të përmbyllë negociatat këtë vit dhe të hyjë në BE në 2028

Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç, u shpreh se vendi i…

22 minutes ago

Vitia: 13 autoambulanca të reja do të dërgohen së shpejti në komunat e Kosovës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në Kosovë kanë mbërritur edhe 13 autoambulanca të reja, të…

25 minutes ago

Kurti në prag të samitit në Bruksel: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke folur…

25 minutes ago

Bruno Lulaj rrëfen për “lojtarin më të pisët” dhe ftesën e munguar nga Kombëtarja

Bruno LulajKapiten i i Elbasanit dhe lideri i mbrojtjes te verdheblutë, Bruno Lulaj, ka qenë i ftuar në “Offside Podcast”,…

34 minutes ago